katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    MAShTI dërgon katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5
    20 hours ago
    Sot mot me diell dhe temperatura deri në 33°C
    21 hours ago
    Ndihmëssekretari amerikan viziton Kosovën, pritet takime me liderët
    2 days ago
    Osmani: SHBA e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Largimi i Kosovës nga lista e vendeve në konflikt rrit shpresat për investime
    21 hours ago
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
    2 days ago
    Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF
    2 days ago
    Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    20 hours ago
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    3 days ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    3 days ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    20 hours ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    20 hours ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    20 hours ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    20 hours ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    3 days ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Panelet diellore bëhen zgjidhje për faturat e larta të rrymës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Panelet diellore bëhen zgjidhje për faturat e larta të rrymës

Last updated: 30/06/2025 8:03 AM
48 Shikime
Shpërndaje
Foto: Nerdwallet

Panelet diellore po bëhen zgjidhje gjithnjë më e preferuar për shumë familje në Kosovë, që përpiqen të ulin faturat e energjisë dhe të pavarësohen nga rrjeti. Rritja e çmimeve dhe skemat e subvencionimit nga shteti duket se kanë shtuar interesimin për këtë formë të prodhimit të energjisë.

Familja Rashiti nuk mendon më për faturat mujore të energjisë elektrike.

Në shtëpinë e saj prej 320 metrash katrorë, në periferi të Lipjanit, ku jetojnë shtatë anëtarë, të gjitha pajisjet elektrike funksionojnë me energji diellore.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?

Kjo, falë paneleve me kapacitet prej shtatë kilovatësh, të vendosura në çati.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Përgatitja e ushqimit, bojleri, frigoriferët – gjithçka funksionon me këtë energji. Prej mëngjesit e deri në mbrëmje, ne nuk marrim asnjë kilovat nga rrjeti”, thotë kryefamiljari Hajriz Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Foto ilustruese

Ai tregon se sistemin e ka instaluar në fillim të këtij viti.

Përvoja e dikurshme si arsimtar i Teknologjisë së Informacionit, ku shpesh realizonte projekte me nxënës për energji alternative, si dhe rritja e çmimeve të energjisë, thotë se e kanë bindur për të investuar në këtë teknologji.

Sot, rezultatet flasin vetë, thotë Rashiti – nga rreth 70 euro që paguante për energji në maj të vitit të kaluar, këtë maj ka paguar vetëm 3 euro e 7 centë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Tri euro e 7 centë nuk janë ndonjë shumë e madhe – si të dalësh në qytet dhe t’i pish dy kafe me një shok”, thotë pensionisti.4Ai shpjegon se, gjatë ditës, familja e tij shpenzon rreth 10 deri në 20 kilovatë energji, ndërsa teprica që prodhohet, kthehet në rrjetin e Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe mund të përdoret në orët e natës apo në ditët kur prodhimi është më i ulët.

“Tash, ora është 13:09 minuta. Prej mëngjesit e deri tash ka prodhuar 29 kilovatë. Për momentin është duke i prodhuar shtatë kilovatë. Gjatë ditës, ne mund t’i shfrytëzojmë nga 10 deri në 20 kilovatë – të tjerat hyjnë në rrjet”, thotë Rashiti.

Instalimi i këtij sistemi, familjes Rashiti i ka kushtuar rreth 7.500 euro.

Ata janë përfitues edhe të një subvencioni prej 1.500 eurosh nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës, megjithëse Rashiti thotë se këto mjete nuk i ka marrë ende.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo ministri, përmes një komunikate të lëshuar më 19 qershor, ka bërë të ditur se “mjetet pritet të disbursohen deri në fund të muajit korrik”.

Vitin e kaluar, ajo ka shpallur publikisht mbështetjen për familjet dhe bizneset që investojnë në panele diellore.

Nga 448 aplikime, kanë përfituar 283 familje me mbi 460 mijë euro gjithsej. Ndërkohë, nga 67 aplikime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, janë përzgjedhur 51 përfitues me një vlerë prej rreth 224 mijë eurosh, ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë.

“Subvencionet për familje kanë qenë nga 250 deri në 1.750 euro, ndërsa për biznese nga 200 deri në 6.000 euro, varësisht nga kapaciteti i instaluar”, sipas njoftimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Subvencionet rrisin interesimin

Autoritetet dhe përfaqësuesit e kompanive që merren me instalimin e sistemeve diellore, thonë se këtë vit është rritur ndjeshëm interesimi i konsumatorëve familjarë për të investuar në pajisje për vetëkonsum të energjisë.

Ermal Kelmendi, koordinator në kompaninë “Unisolar” që merret me projektimin dhe instalimin e paneleve diellore, thotë se subvencionet e vitit të kaluar nga Qeveria, kanë nxitur shumë familje të ndërmarrin këtë hap.

“Interesimi është shumë i madh, pasi që instalimi i këtyre paneleve ul faturat e energjisë nga 60 deri në 70 për qind”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se gjatë këtij viti është rritur njësoj edhe interesimi i bizneseve për instalimin e paneleve diellore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo, sipas tij, lidhet me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE), që nga 1 qershori i ka obliguar të gjitha bizneset me mbi 50 punëtorë dhe me qarkullim mbi 10 milionë euro, të dilnin në tregun e hapur të energjisë.

Çmimet në tregun e hapur janë dukshëm më të larta se ato të rregulluara, ndërkohë që edhe për amvisëritë, energjia elektrikeështë shtrenjtuarpër rreth 16 për qind këtë vit.

Zyrtarë të ZRRE-së konfirmojnë, po ashtu, se kërkesat për vetëkonsum janë rritur.

Petrit Pepaj, drejtor menaxhues në këtë institucion, thotë se deri më tash këtë vit janë autorizuar 55 biznese dhe familje për vetëkonsum të energjisë, ndërsa shtatë të tjera janë në proces të aprovimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë gjithë vitit 2023 janë dhënë vetëm 23 autorizime të tilla, ndërsa në vitin 2024 janë lëshuar 671 autorizime.

“Në përqindje, pjesa më e madhe e tyre janë biznese – 60 për qind – ndërsa 40 për qind janë konsumatorë familjarë”, thotë Pepaj.

Kosova synon të rrisë pjesëmarrjen e energjisë së ripërtërishme në totalin e prodhimit. Objektiv i saj është që, deri në vitin 2031, 35 për qind e energjisë të vijë nga burime të ripërtërishme.

Analiza të ndryshme kanë treguar se vendi ka potencial për shfrytëzimin e energjisë diellore, me rreth 240 ditë me diell në vit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aktualisht, rreth 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, ndërsa vetëm 10 për qind nga burimet e ripërtërishme.

Rashiti nga Lipjani i inkurajon edhe familjet e tjera që të investojnë në panele diellore, ndërsa nga shteti kërkon që të vazhdojë me skemat mbështetëse.

“Investimi kthehet për 10 vjet, e për 30 vjet ke rrymë falas… pasi sistemi ka garanci dhe mirëmbajtje nga kompania”, përfundon ai./RadioEvropaELire/Katror.info

TAGGED:burime alternativeenergji e pastërEnergji solareenergjia dielloreenergjia e ripërtërishmeEnergjia Elektrikefamiljefatura të ulëtainstalim paneleshKEDSKosovakursim energjieLajme te miraLipjanministria e ekonomisëpanelet dielloresubvencione për paneletophome2vetëkonsum energjieZRRE

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Alpinistë nga Mostari pushtojnë majat më të larta të Kosovës
Artikulli i ardhshëm Gjimshiti refuzon Katarin, Milani hyn në garë për mbrojtësin shqiptar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Largimi i Kosovës nga lista e vendeve në konflikt rrit shpresat për investime

19 Shikime
Lajme të mira

Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!

28 Shikime
Lajme të mira

Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?