Fotografi i njohur Arian Mavriqi ka arritur të kap një moment të jashtëzakonshëm pas 12 vitesh pritje dhe përkushtimi – fotografimin e një ujku të rrallë në Kamenicë.
Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mavriqi ndau me ndjekësit e tij përvojën e jashtëzakonshme të këtij momenti, ku ai pati fatin të fotografojë ujkun, një krijesë tejet e vështirë për t’u kapur në natyrë.
“Njerez të dashtun, 12 vjet pune mu desht me prite me i bo keto foto te Ujkut! Dhe sot deri diku ja dola, edhe pse pretendoj akoma ma mire ne te ardhmen. Orët e hershme të mjesit më sollën këtë befasi, që e kam pritë kohë të gjatë. Ishte nje individ i vetëm, dhe shumë frikësohej, megjithatë në disa momente ndalej duke ma mundësuar që ti shkrepë disa fotografi, e per keto foto dua ti shpreh mirënjohje edhe ksaj krijese te mrekullueshme”, njoftoi Mavriqi në rrjetin e tij social Facebook./Katror.info