katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Ndalimi i telefonave në shkollat holandeze po jep “efekte të mrekullueshme”
    2 hours ago
    Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës
    39 minutes ago
    Osmani nga Washingtoni: Kosova krah për krah me SHBA-të për bashkëpunim strategjik
    1 hour ago
    E premte me diell dhe vranësira lokale
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova shënon fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C
    3 minutes ago
    Bujqit shprehen të kënaqur me rendimentet e sivjetme të grurit
    12 minutes ago
    DASH për vizitën e Osmanit: Partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i fortë, fokusi te zhvillimi ekonomik
    1 hour ago
    Pajisja që imiton trupin dhe shpëton organe, fiton çmimin prestigjioz
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    20 minutes ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    1 hour ago
    Dafina Zeqiri publikon këngën e re
    3 hours ago
    ‘Sevap City Blue’, nga Genc Salihu
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    5 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    18 hours ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    2 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    2 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    2 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    2 days ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pezullimi i shtesave për disa fëmijë, Avokati i Popullit me rekomandime për Ministrinë e Financave
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Pezullimi i shtesave për disa fëmijë, Avokati i Popullit me rekomandime për Ministrinë e Financave

Last updated: 30/05/2025 1:49 PM
39 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albanian Post

Avokati i Popullit ka publikuar një letër rekomandimi drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), pas përfundimit të hetimeve të nisura sipas detyrës zyrtare.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se hetimet u inicuan pas pranimit të një numri të madh ankesash, kryesisht nga komuniteti serb, në lidhje me pezullimin e pagesës së shtesës për fëmijë.

Sipas ankesave, përfituesit kishin pranuar shtesat për fëmijë nga shtatori 2021 deri në dhjetor 2024. Megjithatë, në periudhën gusht–dhjetor 2024, Departamenti i Skemave Sociale (DSS) i MFPT-së kishte kërkuar verifikimin e dokumenteve, një hap që u ndoq nga përfituesit nëpërmjet qendrave për punë sociale dhe postës.

Mundesh me e lexu edhe…

Bujqit shprehen të kënaqur me rendimentet e sivjetme të grurit

“Ankuesit kishin vepruar sipas udhëzimeve të DSS-së duke i dorëzuar dokumentet përmes qendrave për punë sociale, e më pas edhe përmes postës. Përkundër këtyre veprimeve, pagesa e shtesës për fëmijë vazhdonte të mbetej e pezulluar, duke mos pranuar njoftime apo shpjegime lidhur me çështjen. Disa përfituesve të komunitetit serb u është kërkuar që të paraqiten në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për ta verifikuar statusin e tyre të vendbanimit. Kjo është bërë për shkak se dëshmitë e tyre të ofruara, siç janë vërtetimet nga shkollat që ndjekin fëmijët dhe të dhënat e vaksinimit, nuk njihen nga sistemi shtetëror”, thuhet në njoftim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë hetimit të rastit, Avokati i Popullit ka kërkuar nga zyrtarët e DSS-së që t’u ofroheshin të gjitha kopjet e vendimeve dhe të udhëzimeve mbi të cilën bazohej puna e këtij departamenti, por deri në përpilimin e këtij raporti siç thuhet në njoftim Avokati i Popullit nuk i ka pranuar këto dokumente.

“Dokumentet e tilla, siç është Vendimi i 31 tetorit 2024, që parasheh një proces të verifikimit të dokumenteve, por nuk përcaktohen dokumentet shtesë, të cilat u janë kërkuar qytetarëve përmes e-mailit, dhe dokumentet tjera, nuk gjendeshin të publikuara. Avokati i Popullit ka konstatuar se veprimet e MFPT-së kanë mundur të mos kenë për qëllim shkeljen e të drejtave të qytetarëve por i gjithë procesi i verifikimit në rend të parë ka qenë në kundërshtim me parimet e procedurës administrative. Dhe kjo ka pasur një efekt zingjiror në shkeljen e parimeve të sundimit të ligjit, në veçanti të fëmijëve të komunitetit serb, duke i vënë ata në një pozitë të pabarabartë dhe të pafavorshme, që në fakt përbën diskriminim mbi bazën e përkatësisë etnike”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë letër, Avokati i Popullit i ka rekomanduar MFPT-së që pa vonesa të mëtejshme, të gjitha vendimet, udhëzimet dhe kushtet në lidhje me procesin e verifikimit të dokumentacionit të qytetarëve përfitues të shtesës për fëmijë të publikohen në mënyrë të qartë dhe transparente, në të dyja gjuhët zyrtare.

Rekomandimi tjetër ka të bëjë me gjetjen e modaliteteve të përshtatshme për verifikimin e përmbushjes së kritereve.

Avokati i Popullit po ashtu rekomandon që çdo përfituesi, të cilit i është pezulluar pagesa e shtesës për fëmijë, pas verifikimit, t’i paguhen në mënyrë retroaktive të gjitha pagesat që kanë mbetur të papaguara. /Telegrafi/Katror.info

TAGGED:avokati i popullitlajmeMinistria e Financaveshtesattop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Reali e zyrtarizon Alexander-Arnoldin që fillon në Botërorin e klubeve
Artikulli i ardhshëm Kadeti nga Kosova diplomon në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në SHBA

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Ndalimi i telefonave në shkollat holandeze po jep “efekte të mrekullueshme”

8 Shikime
Lajme

Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës

4 Shikime
Lajme

Osmani nga Washingtoni: Kosova krah për krah me SHBA-të për bashkëpunim strategjik

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?