Mesa duket kemi arritur kulmin e mediave sociale.
Ideja vjen pas krijimit të një aplikacioni që ofron një përvojë të mediave sociale paksa solipsiste (e dedikuar për një person ed.)
Quhet “SocialAI” dhe në pamje të parë përngjan si Twitter, por ka një kthesë shumë të madhe nga lundrimi tradicional nëpër rrjet.
Nuk ka përdorues të tjerë njerëzorë këtu. Je vetëm ti.
Me pak fjalë, SocialAI ju lejon të ndani mendimet tuaja me një numër të pafund robotësh.
Këta të fundit, përmes inteligjencës artificiale janë gjithnjë të disponueshëm për një bisedë me ty.
Asnjë vërejtje që ju postoni në SocialAI nuk do të kalohet në heshtje dhe as nuk do të dështoni të angazhoheni masivisht.
Si njeriu i vetëm në dhomën e bisedës, ju jeni – si parazgjedhje – “personazhi kryesor” në dramën tuaj private në internet, çdo ditë që zgjidhni të identifikoheni.
SocialAI është rrënjësisht transparent që çdo përdorues që hasni është kod.
Ai gjithashtu premton se të gjitha takimet tuaja të rreme sociale janë krejtësisht private.
Pra, ndërsa ndërfaqja ngjan me pamjen e aplikacioneve klasike të mediave sociale, kjo është në të vërtetë diçka krejtësisht tjetër: një hapësirë sociale me zero sy kureshtarë dhe një mori AI për t’ju ndihmuar të eksploroni kureshtjen tuaj.
Themeluesi është Michael Sayman, një zhvillues 28-vjeçar me bazë në New York, i cili kaloi një pjesë të adoleshencës së tij duke punuar për Facebook./Katror.info