Si secili biznes i suksesshëm, Maccies dhe KFC s’mbështeten vetëm në natyrën e shijshme të produkteve të tyre të mishit për t’i bërë klientët t’i vizitojnë përsëri. Thjesht provojnë hyjnë në kokat e njerëzve. E si e bëjnë këtë?
Një mënyrë për ta bërë këtë është përmes ngjyrës së llogos së tyre. TikTokeri Vincent Toach thotë se ngjyrat kanë ndikim të madh në mendjen dhe trupin tonë, duke na tërhequr vëmendjen dhe duke na bërë të uritur, shkruan Unlaid.
Ai thotë se ngjyra e kuqe rrit rrahjet tona të zemrës, ndërsa e verdha vërtet bie në sy dhe shihet më lehtë. Sipas Karen Haller, e cila drejton një kompani të dizajnit të sjelljes, markat e mëdha përdorin ngjyra të gjalla për të ndikuar tek njerëzit që të lidhen me to.
“Duke parë cilësitë pozitive psikologjike të së kuqes dhe të verdhës në lidhje me industrinë e FastFood-it, e kuqja shkakton stimulim, oreks, uri, dhe tërheq vëmendjen. E verdha shkakton ndjenjat e lumturisë dhe miqësisë.
“Kur kombinoni të kuqen dhe të verdhën, ka të bëjë me shpejtësinë, të shpejtën. Hajde dhe ha përsëri.
“E verdha është gjithashtu ngjyra më e dukshme në dritën e ditës, kjo është arsyeja pse McDonald’s shihet prej një distance të largët.
“Gjuha e ngjyrave i komunikohet trurit më shpejt sesa fjalët ose format, pasi ato punojnë drejtpërdrejt në ndjenjat dhe emocionet tona”.
Në vitet e fundit, megjithatë, Maccies nuk është ndalur tek e kuqja dhe e verdha.
Në një përpjekje për të tërhequr konsumatorët më të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit, thotë Haller, trendi ka filluar të ndryshojë në disa fusha.
Ajo shtoi: “Mund ta keni vënë re se McDonalds po ndryshojnë shumë nga ngjyrat e dyqaneve të tyre në jeshile. Kjo jep një ndjesi të ndryshme”.
“E gjelbërta ngjall ndjenjat e natyrës, natyrale dhe miqësore me mjedisin. Nuk ka të bëjë më me nxitimin për një kafshatë të shpejtë për të ngrënë. Mund të relaksoheni, të rehatoheni, të qëndroni në një kafe, pak si Starbucks”./Katror.info