Nëse je prej atyre që kur servon drekë a darkë preferon pjatën kryesore me e shoqnu me shumë perime, atëherë ne e kemi nji recetë simpatike dhe plot shije, e që po e provove jemi t’bindun që ke me e përgatitë ma shpesh e ke me e kombinu n’mënyra t’ndryshme.
Ideale për drekë a darkë, perimet e pjekuna n’furrë janë kombinimi që i shkon secilës pjatë. Ato madje munden lehtësisht me u kombinu me lloje t’ndryshme t’ushqimeve qoftë t’nxehta a t’ftohta, e që kësisoji ti mundesh me i kursy edhe t’nesërmen vehtes kohë.
PËRBËRËSIT:
1 kungulleshë
1 spec i kuq
1 spec i gjelbër
1 patate e ambël
1 qepë e kuqe
3 lugë gjelle vaj ullini
1 lugë e çaji kripë
1 lugë çaji biber i zi
1 lugë çaji oregano
1 lugë çaji hudhër pluhun
HAPI 1:
Fillimisht nxeje furrën n’200 C e pastaj pastro, qëro e preji perimet. Sigurohu që perimet i ke pre n’madhësi mesatare; n’copëza sa 1 kafshatë.
HAPI 2:
Shto perimet n’tepsi, shto erëzat dhe vajin, sipër tyre dhe vendosi n’furrë për 15 minuta. Pasi t’kalon koha, ule temperaturën e furrës n’120 C dhe pjeki perimet për 5 minuta t’tjera. Largo tepsinë prej furrës dhe servo.
REZULTATI:
Kuptohet se kombinimin e perimeve t’pjekuna e ke t’pafund dhe lehtësisht mundesh me ja përshtatë shijeve t’tua po që se ndonja prej perimeve t’rekomandume t’pëlqen ma pak. Kështu ti mundesh me shfrytëzu edhe karrota, qepë t’bardhë, patate, patëllxhan t’zi, brokolli, lulelakër, kërpudha etj.
Poashtu, sikurse edhe lulelakrat e pjekuna n’furrë, ti mundesh këto perime me i kombinu me oriz t’zier, pasta, sallata bullguri e pse jo edhe pasta. Poashtu, këto perime shkojnë shumë n’sanduiç t’shoqnum me Tzaziki sos apo me salsa pikante meksikane nëse t’pëlqen ushqimi pikant. E meqë veç ra fjala te ushqimi i djegëst, a e ke ditë që me 16 janar shënohet dita ndërkombëtare e ushqimit pikant, a jo?
E mbasi veç jemi te ushqimet e mira dhe plot shije, e që përmbajnë shumë perime, mos e le pa e provu edhe supën marokane me thjerrëza dhe perime, supën me domate, ose supën me speca t’kuq – receta këto që asht gjynah mos me i kërku t’paktën nji herë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria