Kur flasim për gjanat e mira e t’shijshme, duhet me e pranu që pos kuzhinës tonë shqiptare, asaj italiane, meksikane e t’lindjes t’mesme, kuzhina greke ka çka ofron. Madje, pula me marinadë greke e dëshmon këtë ma s’miri, e tash shoqni po i ban edhe receta e qofteve greke.
Qoftet greke janë nji prej specialiteteve ma t’famshme t;kuizinës greke dhe me shumë t’drejtë. T’mbushuna me fjathë feta t’shfriftë nga brenda e krokante nga jasht, këto qofte thjeshtë ta bombardojnë gojën me shije. E krejt çka t’duhet ty janë 30 minuta n’total e 4 hapa me i ndjekë, n’daç me i pasë gati këto super-qofte.
PËRBËRËSIT:
1 rriskë buke (e copëtuar me dorë)
¼ gotë qumësht
1 ve (e rrahun)
¼ qepë e kuqe (e imtësume)
1 thelb hudhër (e imtësume)
1 lugë çaji biber i zi
1 lugë çaji oregano
½ lugë çaji kripë
1 kg mish i blum viçi
50 gr djathë feta (i imtësum)
HAPI 1:
Copëtoje bukën dhe lage n’qumësht n’1 enë t’thellë. Shto erëzat, qepën dhe hudhrën e imtësume bashk me vezën e rrahun dhe mishin e blum.
HAPI 2:
Përzije masën mirë me dorë e ngjeshe mishin deri sa t’përzihen mirë krejt përbërësit.
HAPI 3:
Merr pak nga mishi dhe krijo toptha prej masës. Shtype pjesën e brendshme t’mishit e vendose n’mes t’secilit topth nga pak djathë feta t’troshitun,
HAPI 4:
Shto mish sipër pjesës me mish e djathë dhe krijo një topth prej masës. Vendosi n’tepsi t’lyer pak me vaj ullini qoftet dhe pjeki n’furrë n’180 C për 10-12 minuta. Largoji qoftet dhe servoji n’pjatat që dëshiron.
REZULTATI:
Qoftet greke shkojnë ma s’miri me pak rriska limoni t’cilat mundesh me i shtrydhë sipër dhe me sosin e famshëm grek Tzaziki – sos ky që mundesh me e përgatitë edhe vet. Ti mundesh me i servu këto qofte si pjatë n’vehte, me i shoqnu me perime apo me ndonjanën prej 4 super sallatave “virale” t’cilat i kemi rekomandu kohë ma parë, apo edhe sallatën me makarona. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria