katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Delegacioni i Policisë së Kosovës realizon vizitë zyrtare në Kroaci
    13 minutes ago
    Qeveria në detyrë miraton marrëveshje kredie dhe masa buxhetore
    21 minutes ago
    Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari” nis nesër në Prishtinë
    24 minutes ago
    Vendoset gurthemeli i projektit “Hambari i Luginës” në Preshevë
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    9 minutes ago
    Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët
    4 hours ago
    Projekti revolucionar i Finlandës: Forcimi i imunitetit të fëmijëve përmes natyrës
    4 hours ago
    Nga Prishtina në Evropë: Sunny Hill përkrah talentet e reja të Kosovës
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si të ndërtojmë një markë të fuqishme, 5 mësime nga Victoria Beckham!
    19 minutes ago
    Publikohet traileri i parë i filmit për Michael Jacksonin
    40 minutes ago
    Publikohet “All natural” nga Rita Ora dhe Yll Limani
    3 hours ago
    Sot nata e dytë e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    3 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    1 day ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    3 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    4 days ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    1 hour ago
    Vanuatu: Zyra postare e vetme nën ujë në botë
    2 hours ago
    Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026
    22 hours ago
    Aurora Borealis, spektakli që ndriçon natën arktike
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rinesa në DAZED, larg shpisë së gjyshes që pjek pite
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Rinesa në DAZED, larg shpisë së gjyshes që pjek pite

Last updated: 16/07/2025 4:04 PM
58 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Rinesa Qeriqi aka Rinesancë osht një çikë e Prishtinës. Tepër mirë shkrun, tepër mirë këndon, tepër mirë kryengritet – krejt këto me një kreativitet që gufon në krejt çka prek. Tash së fundi ka figuru edhe në një artikull në edicionin MENA të revistës së njohun DAZED, ku flet se ku e ndin që e ka shpinë, qysh pëballesh me të huajshmin dhe qysh përmbledhesh me mbijetu n’tokë të huj.

Po e sjellim artikullin e botum në DAZED (edicioni MENA) nga gazetarja, regjisorja, modelja Hameem Khan që jeton në Toronto, ku flet për artistat që sot jetojnë si imigrantë, e që po lulëzojnë jashtë rranjëve të tyne fillestare.

Kërkah / Gjithkah: rrëfimet e diasporës
Migrimi sot nuk ndjek ma një vijë të drejtë. Nuk osht ma thjesht prej Lindjes në Perëndim apo nga Perëndimi në Lindje, apo vetëm për mbijetesë dhe mundësi. Osht edhe për rishpikje, përshtatshmëri, dhe kanihere rebelim.

Mundesh me e lexu edhe…

Lëvizja është shumëdrejtimëshe dhe thellësisht personale. Ideja e shpisë është tu ndryshu. Disa ndihen sikur nuk u përkasin kërkah. Do tjerë, gjithkah.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hameem Khan u nis me fol me kreativët anembanë botës: artistë, sipërmarrës, muzikantë, kuratorë, secili e secilja tu kalu faza të ndryshme të jetës, kulturës dhe platformave. Secili tu e riformësu kuptimin e shpisë sipas kushteve të veta. Ajo i pyeti drejt: Çka osht shpia? Çka osht identiteti? Çka do me thanë me i përkas diçkahit?

Qe qysh janë përgjigjë:

Kur u pyetën për shpinë, pak prej tyre dhanë një përgjigje të preme. Rami Helali, që e ka kalu shumicën e jetës mes Kajros dhe Torontos, e sheh shpinë si diçka të rrjedhshme. “Pjesë të ndryshme të asaj ndjenje ekzistojnë në vende të ndryshme. Prindët e mi janë në Egjipt. Vëllau jem në Kanadë. Nuk besoj që ajo ideja [e një vendi të vetëm] ekziston ma për mu.”

Për Neena Roe, muzikante e rritun në SHBA me rranjë iraniane, shpia ndjek njerëzit që e mbajnë të lidhun. “Kur je fëmijë emigrantësh, kur je pjesë e diasporës, rranjët janë të vështira,” tha ajo. “Lidhja jeme me kulturën dhe atdheun janë prindërit, kështu që shpia osht ku janë ata.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rinesa Qeriqi, artiste e lindun në Kosovë që tash jeton në Toronto, nuk osht kthy mo prej se e ka lëshu Kosovën.

“Sendi i parë që e kisha bo osht me shku drejt n’katund. Aty ku gjyshja ime gatujke pite tradicionale jashtë, në mal. Ajo osht shpia për mu.”

Zeinah Kalati, kuratore dhe programere nga Guelph, e thotë në mënyrë elementare. “Asgjë nuk i afrohet detit. Ai osht vendi im. Vendi jem i preferum për me qenë gej osht deti. Ai përmban të gjitha paradokset, të gjitha të vërtetat.”

Për shumëkënd, lëvizja nuk osht vetëm gjeografike. Osht e brendshme, emocionale, kulturore. “Jam lindë në Kajro, kam ardhë në Kanadë si foshnjë, jam kthyer në Kajro për shkollë, pastaj prap në Toronto,” tha Helali. “Gjithmonë jam ndi sikur mund m’u kanë plotësisht egjiptian në Egjipt dhe plotësisht perëndimor në Perëndim. Por nuk mendoj për identitetin çdo ditë. Unë thjesht jom.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Roe nuk e sheh veten si një formë fikse. Ajo ndryshon me hapësinën dhe llojin e dashnisë që ajo kërkon. “Të gjitha versionet e mia janë autentike. Por pjesë të ndryshme të miat shkëlqejnë në hapësina të ndryshme. Me familjen time ka butësi. Në Detroit jam lozonjare. Në hapësina muzikore jam ma e mprehtë.”

Rinesa Qeriqi foli për ushtrimet mendore të kalimit mes gjuhëve dhe mënyrave të mendumit.

“Shkruj për m’u përballë,” tha ajo. “Unë shkruj në shqip, shkruj në anglisht. Po përpjekem m’i mbajt gjallë të gjitha pjesët e mia.”

Kalati shtoi peshën e përkthimit – jo vetëm të fjalëve, por të kulturës, humorit, kontekstit. Tema si përkthimi, ruajtja dhe kujtesa u shfaqën herë pas here. Roe kujtoi qysh nana i kishte ikur nga Irani me bizhuteri të kepta në një xhep të msheft. “Ajo qafore nuk hiqet kurrë,” tha ajo. “Kto e mbaj me vete. Ato, edhe fotot e skanume të familjes.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kalati reflektoi për kujtimet e hershme të bindjes që askush se ka dashte pa i kuptu sende që e kanë formësu. “Përkthimi ka qenë gjithmonë diçka për të cilën kam mendu,” tha ajo. “Hala më ndjek.”

Këto nuk janë tregime zhvendosjeje. Janë tregime rimarjeje. Tregime vetëpërcaktimi dhe kontrolli krijues.

“I gjithë motivi pse e nisa Kotn ka qenë me ndërtu një urë mes dy anëve të mia,” tha Helali. “Për me tregu një version të Lindjes së Mesme që osht real, që osht i bukur, që nuk filtrohet përmes frikës. Arabishtja dikur i ka tutë njerëzit. Tani shoh njerëz që ecin me çantat tona dhe ndihem krenar.”

Edhe Roe po afrohet. “Përpara e majsha jashtë muzikës identitetin tim etnik. Tani i përfshij inçizime zanore nga familja ime. Projekti jem i ardhshëm ka pjesë muhabetesh me prindërit e mi, me gjyshat; gjithçka osht aty.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këtu, identiteti nuk osht vetëm diçka që bartet – osht diçka që mbrohet, shprehet, dhe përcillet. Ka një ndjenjë kolektive përgjegjësie për me kryju vizibilitet dhe hapësinë, jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.

“E pytsha veten vazhdimisht: Cili osht roli im? Çka muj me bo? Dhe pastaj e kuptova: funksioni jem osht filmi. Muj mo bo tregimet tona të qasshme. Muj me kriju një hapësinë për arabët ku nuk duhet mu përkthy për mu marr vesh,” tha Zeinah.

Po çka ju thojnë dikujt që osht në prag të një hapi të ngjashëm? Dikujt që po përgatitet mu zhvendosë nëpër botë pa një rrugë të qartë?

“Përgatitu mu ndi e tëhujsume” tha Rinesa. “Dhe ndërto mekanizma për m’u përballë. Ndjenja e tëhujsimit osht e vërtetë, por munesh me mbijetu.”

Zeinah shtoi, “Mos ik tu mendu se ki me çpikë veten prej fillimit. Ti je ti, kudo që shkon. Nëse po shkon dikah new, krijo një hapësinë. S’ki çka pret dikkend tjetër me ta ndërtu.”/Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcast.

TAGGED:artikulliDazedKaliforniKatrori ytmuzikaRinesatalenti

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lille ia cakton çmimin Zhegrovës
Artikulli i ardhshëm Kalendari i ngjarjeve kulturore në Crossroads Fest për lakmi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

“Ikona e plagosur” dhe ikona e letrave tona, Mira Meksi

23 Shikime
Katrori YT

Katror: 3 vite dëshmi që e mira ka vend në media

80 Shikime
Katrori YT

Ju që synoni pozitën dhe ju që doni me mbet’ në opozitë – nuk kemi vend të dytë!!!

96 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?