Nëse je n’hall se çka me i përgatitë vehtes me hangër, por poashtu je t’u pritu me ja kompliku vehtes punët n’kuzhinë, atëherë sygjerimi jonë ka me t’hy n’punë kësaj radhe – njilloj si edhe herave t’tjera.
Thuhet se recetat ma t’mira e ma t’shijshme dalin kur nuk janë t’komplikueshme. Thjeshtësia për shumë pjata asht çelës për me u ushqy mirë, me u kënaqë t’u përgatitë e t’u hangër. Rollata jonë me pesto e proshutë pule e dëshmon këtë; ti mundesh me e përgatitë këtë recetë për mëngjes, me ua ba gati fëmijëve për shkollë, me e marrë për pauzë me vehte apo edhe me i gostitë mysafirët. E krejt çka t’duhet asht me i ndjekë 2 hapa t’thjeshë.
PËRBËRËSIT:
2 petë tortille
2 lugë gjelle pesto
100 gr spinaq
100 gr proshutë pule (e prerë n’rriska)
100 gr kashkavall (i prerë n’rriska)
HAPI 1:
Lyje petën e tortillës me pesto. Shto rriskat e proshutës dhe kashkavallit, e pastaj shto edhe dhe spinaqin sipër. Nëse dëshiron me përgatitë peston vet – si me ta përgatitë italianët, atëherë recetën e gjnë te fjalët e hijezume.
HAPI 2:
Fillo mbështjelle petën n’formë rollate. Leje petën n’formë me pushu për 3 minuta n’mënyrë që mos me u shpërba lehtë. Fillo preje n’rrisha. Njësoj përgatite edhe petën tjetër. Servo n’pjatë dekorative nëse je t’u pritë mysafirë, ose paketoje për punë n’kuti platike.
REZULTATI:
Këto rollata mundesh me i servu me çaj, me raki (po shtreve meze) apo edhe me diçka t’shnetshme si smoothie. Ne t’a rekomandojmë smoothie-n me pjeshka e dredhëza t’cilin e ke gati n’dakik. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria