Nëse je merakli/ke i/e peshkut e n’veçanti salmonit, atëherë ke ra n’artikullin e duhun, sepse, recveta t’cilën jemi t’u e nda me ty asht prej atyne recetave që ke me e futë n’përdorim çdo herë e ma shumë.
Salmoni i pjekun me hudhër e erëza asht nji prej mënyrave ma t’mira e t’lehta për me e përgatitë salmonin qoftë për drekë, darkë apo edhe për shujta t’cilat i merr me vehte n’punë, sidomos për ata t’cilët mundohen me u ushqy ma shnetshëm, kujdesen për peshën dhe i kushtojnë randësi dijetave t’balancume mirë me vlerat e nevojshme ushqyese.
PËRBËRËSIT:
4 file salmoni
2 lugë gjelle mustardë DIjon-i (Dijon mustard)
Kripë dhe biber i zi
4 thelpinj hudhër (t’imtësume)
150 gr magdanoz (i imtësum)
4 rriska limoni
HAPI 1:
Shto t’gjitha erëzat, hudhrë, mustardën dhe vajin n’nji enë e përziji mirë.
HAPI 2:
N’tepsi me letër për pjekje vendos filetë e salmonit. Lyje secilën file me mixin me hudhër e erëza. Shto rriskat e limonit dhe pjeke salmonin n’180 C për 12-14 minuta. Largo salmonin prej furrës dhe leje me u ftohë për 3 minuta para se me e servu.
REZULTATI:
Salmonin mundesh me e servu me patate t’pjekuna n’furrë, oriz, perime t’fërgume ose t’pjekuna ose t’ziera. E nëse t’tepron ndonji file, mundesh t’nesërmen me e marrë me vehte për punë e me kombinu me nji sallatë. Mjafton me e rujtë n’frigorifer e me e nxe para përdorimit. Shijo! /katror.nfo/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria