Të gjithë ne në një pikë kemi qenë të rinj të papërvojë në kërkim të një pune dhe kjo gjë nuk është bërë pengesë që ne ta gjejmë atë.
Intervistuesit që ke përballë do të provojnë të gjejnë njeriun që më së shumti i përshtatet kompanisë dhe rolit për të cilin kanë publikuar dhe ju me pak fjalë duhet të thoni disa fjalë të mira për veten dhe kompaninë, natyrisht duke qenë krejtësisht i sinqertë. Nëse në ndonjë pikë të bisedës keni ndonjë përgjigje që nuk e dini, thuajeni atë në vend se të gënjeni, më shumë vlerësohet sinqeriteti në atë rast sesa tentimi për të thënë diçka, shkruan Nearbyme2.
Mëposhtë do të radhisim disa gjëra që mund t’ia thoni intervistuesit në një intervistë pune
- Unë jam i freskët dhe plot energji
Pra, ju e theksoni përparësinë që ju jep të qenit të ri dhe plot energji. Gjithashtu mund të tregoni se keni mësuar shumë gjëra të reja në teknologji dhe po kërkoni një vend për t’i zbatuar ato.
Një përgjigje tjetër ideale është “Duke qenë se kjo është puna/praktika ime e parë do ta shfrytëzoj plotësisht”. Në të njëjtën kohë mbani mend se nuk duhet të thoni asgjë të keqe për veten tuaj.
- Jam fleksibil
Unë posedoj fleksibilitet dhe mund ta menaxhoj kohën time sipas kërkesës dhe nevojës suaj. Nëse më mungon ndonjëra nga aftësitë e kërkuara gjatë punës sime do të sigurohem që ta mësoj sa më shpejt që të jetë e mundur, unë mësoj shpejt dhe meqë ky është fillimi i karrierës sime do ta nis me pozitivitet.”Unë do të mësoj aq shpejt saqë nuk do t’i jap shans organizatës suaj për të zbuluar të metat e mia.
- Jam i përpiktë
Nëse më punësoni, ju nuk duhet të shqetësoheni se nuk do të mbërrijmë afatet. Unë e respektoj faktin se çdo minutë është e vlefshme dhe përpikëria është cilësia ime më e mirë që nga fëmijëria. Asnjëherë nuk dështoj në kryerjen e detyrave që më janë dhënë në kohën kur duhet. Unë kam ardhur për të mirën time në këtë kompani/organizatë, kuptoj gjërat me lehtësi dhe jam njeri punëtor.
- Të qenit i freskët në punë më ndihmon të mësoj gjërat me lehtësi dhe në mënyrë efikase
Besoj se kam aftësi të mira komunikimit, pra ju nuk do të keni konferenca apo takime që nuk do të shkojnë mirë për shkakun tim. Kjo cilësia e imja më dallon nga kandidatët e tjerë. E di rëndësinë e punës në grup dhe ju siguroj që do të ruaj harmoninë. Puna do të jetë prioriteti im dhe megjithëse nuk kam përvojë pune, ky vend do të më mundësojë fillimin e karrierës sime dhe unë do ta përdor këtu krejt potencialin tim.
- Kam ide kreative
Fillimisht dua të them se ndihem mirënjohës që jam këtu dhe që kam punuar ditë e natë për të përfituar aftësitë e kërkuara për të qenë pjesë e kësaj kompanie.. Kam qenë i përkushtuar në studimet e mia dhe e kam pasur ëndërr të punoja në kompaninë tuaj. Prandaj jam i sigurt se do të jap kontribut të madh për kompaninë tuaj. Krahas studimeve i kam kushtuar rëndësi edhe shumë aktiviteteve jashtëshkolore duke qenë pjesë e komiteteve të ndryshme në kolegj, ku jam marrë edhe me start up që mendoj se më kanë dhënë njohuri të rëndësishme për të punuar me këtë kompani./Katror.info