katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    MAShTI dërgon katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5
    20 hours ago
    Sot mot me diell dhe temperatura deri në 33°C
    20 hours ago
    Ndihmëssekretari amerikan viziton Kosovën, pritet takime me liderët
    2 days ago
    Osmani: SHBA e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Largimi i Kosovës nga lista e vendeve në konflikt rrit shpresat për investime
    20 hours ago
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
    2 days ago
    Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF
    2 days ago
    Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    19 hours ago
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    3 days ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    3 days ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    19 hours ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    19 hours ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    19 hours ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    19 hours ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    3 days ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Last updated: 10/10/2024 8:39 PM
99 Shikime
Shpërndaje

Kur kryeministri i Kosovës bëri të ditur këtë javë se kufizimi ndaj importit të mallrave nga Serbia do të zëvendësohet me kontroll të shtuar në pikën kufitare në Merdare, dhe paralajmëroi instalimin e pajisjeve të skanimit, një pjese të audiencës mund t’i jetë kujtuar një vizitë e Albin Kurtit në Hamburg, këtë vit.

Contents
Pse bllokadë ndaj mallrave nga Serbia?Si do të duken këto pajisje skanimi?A duhet që çdo mall të kalojë nëpër skanerë?Ndihma nga Perëndimi“Kontrolle hermetike”Përfitimet e tjera përveç rritjes së sigurisë?

Atje, ai u informua në detaje se si Gjermania e ruan sigurinë e vet, duke analizuar secilin mall që i hyn në territor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Vetë autoritetet gjermane ofruan ndihmë që edhe Kosova ta avancojë kontrollin në atë nivel.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?

Oferta e tyre për skanerë të avancuar pasoi kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës që të hiqte kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, me argumentin se po shkelte Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), dhe se po rrezikonte pjesëmarrjen në nismat rajonale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me heqjen e kufizimit në Merdare u zhbllokua puna e CEFTA-s.

Pse bllokadë ndaj mallrave nga Serbia?

Masat kufizuese u vendosën në qershor të vitit 2023, pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe. Zyrtarët policorë u liruan ndërkohë, por masa mbeti në fuqi.

Ndonëse qëndroi për më shumë se një vit, autoritetet kosovare nuk dolën asnjëherë me ndonjë raport vlerësues si ka ndikuar masa në nivelin e sigurisë.

“Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë, Kosova ka masa të sigurisë, për shkak se për dy vjet na e kanë sjellë ushtrinë katër herë afër kufirit, dhe për shkak se katër herë kemi konfiskuar sasi të jashtëzakonshme të armatimit”, u ka thënë Kurti mediave.

Këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ministria e Financave dhe Dogana e Kosovës do të nisin procedurat e prokurimit për të paktën një skaner, tani për tani, dhe se prioritet është pika e kalimit kufitar në Merdare.

“Është masë shumë e rëndësishme, sepse aty vërehet se çfarë po importohet. Nuk mund të kalohet asgjë pa u vërejtur në skanerë. Është e vështirë, pastaj, që të kontrabandohen armë, siç është bërë në të kaluarën. Ky është qëllimi, rritja e nivelit të sigurisë në mallra”.

Sipas Zulfajt, nga sigurimi i skanerëve tjerë do të varet hapja e pikëkalimeve të tjera për mallrat nga Serbia.

Si do të duken këto pajisje skanimi?

Pajisjet e skanimit patjetër se do të jenë të teknologjisë tredimensionale (3D). Nuk dihet ende nëse do të jenë statike apo mobile – për këtë pritet të vendosin doganierët, varësisht prej vlugut të qarkullimit në një pikëkalim.

Skanerët statikë montohen afër kufirit, apo në zonë të caktuar, dhe bëjnë skanim të detajuar të kamionëve të mëdhenj. Më pas, doganierët kanë në kohë reale pamje 3D të brendësisë së produktit dhe brenda kamionit.

Çmimi i një skaneri të tillë nuk dihet, por Zulfaj ka thënë se do të përzgjidhen ata që janë të pranueshëm edhe për Bashkimin Evropian. Nuk dihet as sa është buxheti që ka ndarë Kosova për blerjen e tyre.

A duhet që çdo mall të kalojë nëpër skanerë?

Zulfaj ka thënë se për këtë do të vendosin zyrtarë të Doganës, pas trajnimeve profesionale që do t’i kenë për përdorimin e tyre.

Gjermania veçse ka ofruar ndihmë në aftësimin e tyre.

Dogana e Kosovës nuk ka qenë e qasshme me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për të kuptuar më shumë në këtë drejtim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndihma nga Perëndimi

Kurti dhe zyrtarë tjerë të Kosovës kanë thënë se Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja i kanë premtuar ndihmë Kosovës për sigurimin e skanerëve.

Zulfaj ka thënë se autoritetet janë në komunikime të vazhdueshme me Gjermaninë.

Drejtori për Komunikime në Ambasadën gjermane në Kosovë, Christian Bottcher, i ka thënë REL-it se vendi i tij është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës, dhe që skanerët mund të sigurohen pas vlerësimit të nevojave dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit publik.

“Kontrolle hermetike”

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka thënë për REL-in se është shumë me rëndësi që Kosova “të ketë kufij të kontrolluar hermetikisht”.

“Siç është parë edhe në incidentin e Banjskës, ka interes që të futen qoftë armë, qoftë individë, të cilët kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”, ka thënë Mentor Vrajolli, duke përmendur edhe nevojën e kontrollimit të rreptë të të gjitha vijave kufitare dhe jo vetëm të pikëkalimeve.

Përfitimet e tjera përveç rritjes së sigurisë?

Vrajolli ka përmendur që:

  • mundësohen verifikime shumë të shpejta; dhe
  • mundësohet qarkullimi i njerëzve që nuk kanë qëllime të këqija.

Mungesa e një skaneri, kur ekziston nevoja për kontrolle të detajuara, siç po kryhen tani në Merdare, vërehet lehtësisht.

Disa tregtarë u ka thënë mediave se kanë pritur me orë të tëra derisa kanë finalizuar të gjitha procedurat në kufi dhe në Doganë.

Vonesa, pastaj, ka efekt zinxhir.

Tregtarët në veri të Kosovës kanë thënë se si pasojë e pritjeve dhe distancës mes Merdares dhe dyqaneve të tyre, ata nuk do të kenë shumë leverdi nga mallrat serbe.

Tregtarët në jug të Ibrit e kanë mirëpritur heqjen e kufizimit, duke thënë se “tradicionalisht ka kërkesë për mallrat nga Serbia”.

Ndër vite, produktet nga Serbia kanë qenë ndër më të shiturat në tregun e Kosovës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej mbi 372 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2023, shifra ka rënë në rreth 199 milionë euro./Radio Evropa e Lirë

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    4 kapelet ideale për të shkëlqyer këtë verë!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
TAGGED:doganaKosovepika kufitareSerbiskanereTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Google prezanton një mënyrë të re për të kërkuar duke filmuar video
Artikulli i ardhshëm Si ta dëshmoni veten në muajt e parë të punës së re?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive

67 Shikime
People

Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri

27 Shikime
Lajme të miraPeople

Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?