Pensionistët e Kosovës nga ky muaj do të fillojnë të marrin pensionet me rritje.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se sot pritet të ekzekutohen pensionet e përditësuara.
“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik, i cili në fillim të mandatit ishte 90 euro/muaj, nga sot do të paguhet 150 euro/muaj, që përbën një rritje prej 60 eurosh ose 67%. Po ashtu, pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, që më parë ishin 75 euro/muaj, tani do të arrijnë në 150 euro/muaj, duke shënuar një rritje prej 100% brenda mandatit”, tha ai.
Ministri theksoi gjithashtu se është rritur mbështetja për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe pensionet invalidore dhe ato familjare. “Qeveria vazhdon të qëndrojë pranë pensionistëve”, përfundoi Murati./Katror.info











