Njëjtë qysh nuk ka asnjë formë të vetme të inteligjencës, ka shumë faktorë që munden me lënë në hije inteligjencën e lartë dhe tiparet që tregojnë inteligjencë të lartë injorohen.
- Nivel i lartë i empatisë
Empatia e madhe lidhet meinteligjencën, duke qenë së është veçori e rëndësishme që kërkon përpjektje për të kuptu dhe analizu mendimet e njerëzve rreth tij me aftësinë më të madhe të ndjeshmërisë;
- Dëshira për vetmi
Njerëzit që preferojnë me qenë vetëm kanë një IQ më të lartë sesa ata që nuk e bënë këtë.
- Gjithmonë vonohen
Të tillët i quajnë të papërgjegjshëm, por edhe kjo shihet si shenjë e inteligjencës së lartë. Njerëzit që qëndrojnë deri vonë zgjuar kanë gjasa të kenë IQ më të lartë.
- Shaka e humor i zi
Njerëzit me sens të errët humori mund të jenë inteligjentë edhe verbalisht edhe numerikisht dhe nëse qeshni me këtë lloj humori nuk do të thotë që jeni njeri i keq.
- Aftësi analizuese
Njerëzit me inteligjencë të lartë mund të vlerësojnë ngjarjet dhe situatat nga këndvështrime të ndryshme
- Kurreshtja e madhe
Të qenit kurreshtar është një tipar tjetër tregues i inteligjencës së lartë. Kjo do të thotë se njerëzit që kanë aftësi për me pyetë munden me pa gjëra të ndryshme më lehtë.
- Dembelia
Sipas një studimi të kryer në fakultetin “Florida Gulf Coast” njerëzit me inteligjencë të lartë nuk kanë nevojë për të tjerët me u argëtu e prandaj i cilësojnë si dembelë. Ata e analizojnë se si do t’i trajtojnë punët e tyre dhe nuk e ndiejnë nevojën me nxitu ose me gjetë njerëz që ua kryejnë punët/ Katror.Info