katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Kush janë kandidatët e deritashëm për të parin e Prishtinës?
    7 hours ago
    Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO
    9 hours ago
    Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në “javët e fundit”
    9 hours ago
    Range Rover ka një logo të re
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    FBK me video motivuese për basketbollistet e Kosovës U16 në ditën e dytë të FIBA EuroBasket
    13 hours ago
    ICK dhe “Kërveshi & Partners” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shërbime juridike falas për startup-et
    13 hours ago
    Anibar përmes “Eco-Nest” bashkon artin dhe natyrën në zemër të Pejës
    17 hours ago
    Kosova shënon ngritje në ranglistën e FIFA-s
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ‘Sevap City Blue’, nga Genc Salihu
    11 hours ago
    Adeyemi pritet të transferohet në Serie A, gjiganti italian bën gati ofertën e lartë
    12 hours ago
    20 milionë dollarë nga Chan Zuckerberg për shërimin e sëmundjeve të rralla te fëmijët
    18 hours ago
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    5 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    11 hours ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    2 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    2 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    2 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    2 days ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Transformimi i ekonomisë në Kosovë: Kosova përqafon teknologjinë mes sfidave industriale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Transformimi i ekonomisë në Kosovë: Kosova përqafon teknologjinë mes sfidave industriale

Last updated: 27/05/2025 7:43 PM
44 Shikime
Shpërndaje

Në Kosovë ka punë, por jo gjithmonë ka kush ta bëjë. Fabrikat, ndërtimtaria dhe tregtia në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Teksa qytetarë largohen për paga më të larta në vendet e Bashkimit Evropian (BE), disa sektorë – si ai i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) – po arrijnë ta mbajnë fuqinë punëtore në vend, duke ofruar kushte më të mira dhe mundësi të reja.

Largimi i punëtorëve po e shqetëson prodhuesin Berat Mustafa, i cili drejton kompaninë Fluidi Group, në Gjilan, që prodhon vaj ushqimor dhe pije freskuese.

Mundesh me e lexu edhe…

Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO

Për dy vjet, ai thotë se iu larguan 15 punëtorë, shumica prej tyre për një punë të re në vendet e BE-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Të gjithë punëtorët të cilët janë larguar nuk janë punëtorë të thjeshtë – janë teknikë, teknologë, inxhinierë e kështu me radhë. Ky është shqetësimi më i madh”, thotë Mustafa.

Ai tregon se së fundi kishin hapur një konkurs pune për dy teknologë, dhe se askush nuk kishte aplikuar.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se vetëm brenda tre vjetësh, nga fillimi i vitit 2021 e deri në fund të 2023-ës, nga Kosova janë larguar mbi 105 mijë qytetarë. Të dhënat për vitin 2024 ende nuk janë në dispozicion, por ky trend ka vazhduar, veçanërisht pas liberalizimit të vizave për Kosovën për zonën e BE-së.

Por, me largimin e punëtorëve nuk ballafaqohet Arianit Fazliu, i cili drejton kompaninë softuerike Kutia, në Prishtinë, sikurse edhe shumë kompani të tjera në fushën e TIK-ut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Bashkëpunimi i kompanive kosovare me kompani të huaja ka sjellë projekte të reja, të cilat, rrjedhimisht, mundësojnë edhe kushte më të mira për punëtorët e kësaj industrie”, thotë Fazliu.

Fazliu ka rreth 35 punëtorë, dhe shumica prej tyre punojnë nga shtëpia, por thotë se oferta dhe kërkesa në tregun e punës në sektorin e TIK-ut janë të balancuara.

Pse mungojnë punëtorët për fabrika, por jo edhe për fushën e TIK-ut? Përgjigjja, sipas ekspertëve, është e thjeshtë: paga dhe perspektiva.

Anisa Zogaj, hulumtuese në Institutin GAP, në Prishtinë, thotë se nga krahasimi që i kanë bërë pagave të Kosovës në sektorin e njëjtë me pagat në Gjermani, rezulton se edhe kur përshtaten me koston e jetesës në Gjermani, ato janë së paku dy herë më të larta se në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, ky dallim në paga nuk është edhe në sektorin e TIK-ut.

“Pagat në kompanitë e TIK-ut nuk janë të bazuara vetëm në tregun lokal të punës, pasi ka shumë persona që punojnë në këtë sektor, por ofrojnë shërbime për kompani të ndryshme ndërkombëtare, gjë që e bën sektorin më atraktiv”, shprehet Zogaj.

Mustafa thotë se në kompaninë e tij, paga mesatare është nga 700 deri në 800 euro neto, ndërsa, sipas Fazliut, paga mesatare në kompanitë e TIK-ut është deri dy herë më e lartë.

Si e ka trajtuar Qeveria problemin e ikjes së punëtorëve nga Kosova?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga Qeveria në detyrë e Kosovës kanë thënë se gjatë katër vjetëve kanë mbështetur me grante bizneset me potencial prodhues dhe kanë subvencionuar kredi investuese.

“Kemi pasur edhe masa për subvencionimin e rritjes së pagave të punëtorëve dhe subvencionimin e pagave për punëtorët e rinj përmes platformës Superpuna”, tha zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për REL-in.

Nga ekzekutivi pohojnë se “zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme është lidhja e arsimit me tregun e punës,” të cilën thonë se janë duke e jetësuar.

Sipas tyre, profilet e arsimit të dyfishtë u caktuan përmes dialogut me industri të ndryshme në Kosovë, që ato t’i përgjigjen nevojave të tregut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas të dhënave qeveritare, aktualisht arsimi i  dyfishtë po zhvillohet në 12 profile në 23 shkolla profesionale brenda 14 komunave.

Zëvendësimi i punëtorëve nuk është i vështirë për kompanitë e TIK-ut, sepse edhe kur ka risi në këtë punë, zgjidhja është e thjeshtë, thotë Fazliu nga Kutia.

“Qëndrojmë mirë me fuqinë punëtore, sepse është shumë i lehtë konvertimi nga programer tradicional në programer të teknologjive të reja, të cilat do të kërkohen në vitet në vijim”, thotë ai.

Por, zgjidhjen brenda Kosovës nuk po e gjejnë lehtë prodhuesit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk na mbetet rrugë tjetër, përveçse edhe ne të mendojmë t’i sjellim këta punëtorë profesionalë nga Azia, në mënyrë që prodhimi të mos ndalet”, thotë Berat Mustafa.

Nga Instituti GAP paralajmërojnë se, nëse ky trend i ikjes së profesionistëve dhe punëtorëve vazhdon, Kosova mund të përballet me ulje të prodhimit – në një ekonomi që, edhe ashtu, është shumë e varur nga importet.

“Duhet të fokusohemi në mobilizimin e fuqisë punëtore joaktive në Kosovë për të zëvendësuar boshllëkun e krijuar nga emigrimi i punëtorëve”, thotë Zogaj.

Sipas saj, shumica e vendeve të lira të punës kërkojnë aftësi praktike që mund të mësohen brenda një kohe të shkurtër, dhe mund të plotësohen me pjesëmarrjen më të lartë të grave në tregun e punës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këtë rekomandim për Kosovën e kishte dhënë vitin e kaluar edhe Banka Botërore në raportin e saj të rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, fokusi duhet të jetë te reformat në tregun e punës dhe mbrojtjen sociale, që do të ndihmonin në rritjen e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, përfshirë rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës”, shkruan në raport.

Sipas një ankete të fundit nga ASK-ja, e publikuar më 22 maj 2025, shkalla e joaktivitetit te gratë vazhdon të jetë e lartë.

Rreth 74 për qind e femrave të moshës 15 deri 64 vjeç nuk punojnë dhe nuk janë duke kërkuar një punë, ndërsa kjo matje te meshkujt rezulton me 39.4 për qind. /REL /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:fabrikaindustriKosovalajmeteknologjitoptop3Tophometransformim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Apple rrit zbritjet e tregtisë së iPhone në Kinë
Artikulli i ardhshëm Kosova e gatishme për diskutim me Britaninë e Madhe mbi qendrat për migrantët ilegalë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kush janë kandidatët e deritashëm për të parin e Prishtinës?

8 Shikime
Lajme

Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO

9 Shikime
Lajme

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në “javët e fundit”

12 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?