katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së
    2 hours ago
    Punëtorët e RTK-së protestojnë për paga – si të gjindet zgjidhja?
    2 hours ago
    MASHTI nis trajnimin e trajnerëve për Kurrikulën e re të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme
    7 hours ago
    Hapësirat e harruara të Prishtinës marrin frymë të re
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Helvetas mbështet zhvillimin dhe përfshirjen e grave në ekonomi
    8 hours ago
    “Me Fjalë Tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival në Romë
    1 day ago
    Vazhdojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
    1 day ago
    Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa kontribuon në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe
    14 hours ago
    Robert De Niro pritet të luajë në një film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë
    2 days ago
    Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie
    2 days ago
    Dua Lipa mes tifozëve në përballjen legjendare Boca–River në La Bombonera
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 week ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    6 hours ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    1 week ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    1 week ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Tokio shpallet qyteti më i pasur në botë
    12 hours ago
    Sonoma dhe tradita autentike e verës
    1 day ago
    ”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës
    1 day ago
    Evia, thesari i fshehur i Greqisë
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: UNICEF në Kosovë dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

UNICEF në Kosovë dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Last updated: 24/10/2025 2:12 PM
54 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO

Mbështetje për angazhimin e të rinjve në efiçience të energjisë, zhvillimin e shkathtësive dhe gjenerimin e të dhënave në Kosovë.

Prishtinë, 24 tetor 2025 – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe UNICEF-i në Kosovë po bashkojnë forcat për të mbështetur angazhimin e të rinjve në efiçiencen energjetike, zhvillimin e shkathtësive dhe hartimin e politikave të bazuara në të dhëna, me qëllim që të arrihen rezultate konkrete për fëmijët dhe të rinjtë.

“Duke u mbështetur në partneritetin global mes UNICEF-it dhe BERZH-it, Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) i nënshkruar sot në Prishtinë shënon fillimin e një përpjekjeje të koordinuar në Kosovë për të vendosur një kornizë bashkëpunimi që synon angazhimin e të rinjve si agjentë aktivë të ndryshimit në tranzicionin e gjelbër; ngritjen e shkathtësive të të rinjve, sipërmarrjes dhe kalimin drejt vendeve të punës të gjelbra; si dhe shfrytëzimin e ekspertizës së të dyja palëve për të përmirësuar gjenerimin e të dhënave cilësore dhe analizave, duke nxitur rezultate me ndikim që fuqizojnë investimet në kapitalin njerëzor. Ky bashkëpunim synon të krijojë një model që bashkon qeverinë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe të rinjtë në një kornizë të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatën për media.

Mundesh me e lexu edhe...

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Më tej thuhet se “Kosova gjendet në një moment unik, me një popullatë të re në rritje, një strategji që avancon objektivat për klimën dhe eficiencen energjetike, dhe me një rritje të fuqizimit të të rinjve në tregun e punës dhe jetën qytetare. Përmes këtij partneriteti, Kosova bëhet pioniere në Ballkanin Perëndimor, duke treguar se si iniciativat e fokusuara tek të rinjtë dhe të bazuara në prova, të harmonizuara me kornizat e investimeve të gjelbra, mund të përshpejtojnë përparimin”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky Memorandum bashkon mandatin e UNICEF-it për të promovuar të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve me ekspertizën dhe instrumentet financiare të BERZH-it në ekonominë e gjelbër, efiçiencen e energjisë dhe investimet e qëndrueshme.

Në kuadër të këtij Memorandumi, UNICEF-i në Kosovë dhe BERZH-i do të bashkëpunojnë në tre fusha kryesore, dhe jo vetëm:

Angazhimi i të rinjve për tranzicionin e gjelbër: përfshirja e të rinjve në zbatimin e masave për efiçience energjetike dhe qëndrueshmëri mjedisore të mbështetura nga BERZH-i, përfshirë edhe përmes huasë së dhënë institucioneve të Kosovës që do të zbatohet nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё (FKEE). Aktivitetet e UNICEF-it dhe të nismës Green Rising, në përputhje me programin e tij në Kosovë, do të përfshijnë fushata ndërgjegjësuese mbi efiçiencen e energjisë të udhëhequra nga të rinjtë dhe nisma avokuese për të promovuar investimet në masa për efiçience të energjisë.

Zhvillimi i shkathtësive dhe sipërmarrjes: forcimi i gatishmërisë profesionale dhe shkathtësive sipërmarrëse të të rinjve për karrier të gjelbër. Kjo do të përfshijë harmonizimin dhe bashkëpunimin me nisma ekzistuese për të rinjtë, si UPSHIFT, PONDER, PODIUM, Kosovo Generation Unlimited dhe programe të BERZH-it.

Gjenerimi i të dhënave: bashkëpunimi në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për të mbështetur vendimet e investimeve dhe dialogun politik, përfshirë përmes shkëmbimit të të dhënave për anketa si Anketa e Treguesve të Shumëfishtë (MICS), dhe përdorimin e të dhënave për të informuar programimin dhe avokimin.

BERZH-i dhe UNICEF-i në Kosovë do të monitorojnë progresin e përbashkët, do të angazhojnë partnerë dhe do të ndajnë rezultatet me synimin për të zgjeruar zbatimin e modeleve të suksesshme në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor./EO/Katror.info

TAGGED:BERzhKosovelajmeMoUPrihstinetop4UNICEF

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Institucionet funksionale, kërkesë e BE-së për Kosovën drejt strukturave evropiane
Artikulli i ardhshëm Kosova U17 e vajzave nis me fitore fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Punëtorët e RTK-së protestojnë për paga – si të gjindet zgjidhja?

28 Shikime
Life Style

Çfarë është drita blu dhe a e dëmton ajo lëkurën tonë?

20 Shikime
Shije

3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?