Punimet për sheshin “Xhorxh Bush” në pjesën që e kanë lejuar autoritetet e trashëgimisë kulturore, janë duke vazhduar.
Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, i cili është zgjedhur edhe për një mandat, Përparim Rama.
Rama në një postim në Facebook ka thënë se sheshi “Xhorxh Bush”, po merr formë.
“Mirëmengjësi nga sheshi “Xhorxh Bush”, i cili po merr formë”, ka shkruar ai./EO











