katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
    10 hours ago
    Bllokohet njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren, shkak punimet
    11 hours ago
    Bislimi dhe Ismaili presin përfaqësuesin e Bundesbank në Prishtinë
    11 hours ago
    Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ZRRE siguron mbështetje nga BERZH për energjinë e ripërtëritshme
    8 hours ago
    “Syrigana” e Petrit Halilajt do të hapet në Berlin
    9 hours ago
    Prishtina shkruan kapitull historik në E-sports
    9 hours ago
    Oficeri i FSK-së nderohet në ShBA me “Distinguished International Honor Graduate”
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Taika Waititi rikthehet në botën e komikëve me filmin e ri për Judge Dredd
    9 hours ago
    Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës
    10 hours ago
    Ryan Gosling dhe Will Ferrell në bisedime për filmin e ri “Tough Guys”
    16 hours ago
    Cross Roads Festival fillon sot në Han të Elezit
    12 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    6 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    2 weeks ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    4 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    6 days ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    6 days ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    1 week ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    2 days ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    4 days ago
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    6 days ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Zëri magjik i sopranos Adelina Paloja, çel edicionin e shtatë të PriVocal Fest
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Zëri magjik i sopranos Adelina Paloja, çel edicionin e shtatë të PriVocal Fest

Last updated: 15/10/2024 1:03 PM
174 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kultplus.com

Mbrëmë, sopranoja e njohur Adelina Paloja solli koncertin e saj recital “Eternal Echoes” në hapje të edicionit të shtatë të Prishtina International Vocal Festival, nën shoqërimin e pianistes Lirika Pula- Kasapolli dhe Kuartetit Harkor “AMATI”, shkruan Kultplus.com.

Rreth orës 19:00, koncerti grumbulloi familjarë të solistes Paloja, miq, dhe artdashës në përgjithësi në sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, të cilët pak para koncertit me kënaqësi shfletonin programin i cili përmbante 12 vepra të kombinuara me kompozitorë shqiptarë dhe botërorë.

Dritat u fikën, dhe për njëfarë kohe në sallë dominonte ngjyra vjollcë. Kjo ngjyrë përshtatej bukur me mbrëmjen “Jehona të Përjetshme” të artistes Adelina Paloja, pasi në botën e ngjyrave vjollca simbolizon shpirtëroren, mendimin e thellë, lluksin, prestigjin dhe elitën.

Mundesh me e lexu edhe…

ZRRE siguron mbështetje nga BERZH për energjinë e ripërtëritshme

Kurse shkëlqimi i vërtetë skenës iu dha qysh me paraqitjen e parë të solistjes Adelina Paloja, nga shpirti i saj rrezatues, që shpesh herë paraqet një dashuri të madhe, të pastër me frekuenca engjëllore. Këtë aurë të saj e kompletonte fustani i argjendtë, i mbështjellë me një pelerinë vezulluese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncerti filloi me interpretimin e veprave nga repertori rus, me atë të Sergei Rachmanioff- Polybila ya na pechal svoyu op. 8,no.4 Zdes Khorosho op. 21, no.7 për të vazhduar më pas me Antonín Dvořák- Měsíčku na nebi hlumbokem (Rusalka’A Aria from opera ‘Rusalka’). Interpretimi i këtyre veprave paraqiste kapacitetin artistik të artistes Paloja, dhe vokalin e saj që herë pas here shpërthente në kristale tingujsh.

Kurse, vepra e kompozitorit Léo Delibes Les filles de cadix The maids of cadiz- poésie d’ Alfred de Musset tërhoqi vëmendjen nga një vibrim i bukur i notave muzikore, që përcillej nga lëvizje skenike prej një profesionisteje. Ky koncert nuk do të kishte këtë peshë artistike po qe se do të mungonin perlat e kompozitorëve shqiptarë si Nikolla Zoraqi-Mall’ dashurie, Halit Kasapolli-Bash zemani (arr Hajrullah Syla), Avni Mula-Shqipëri o vendi im (arr.Genc Tukiqi), Agimet shqiptare, Feim Ibrahimi- Rrjedh në këngë e ligjërime (arr. Genc Tukiqi).

Ishte vepra e Johannes Brahms- 16 Waltez op.39, no.3,4 e cila i interpretua vetëm nga pianistja Lirika Pula Kasapolli, e cila sillte në pah përgatitjen e pianistes, që i dha koncertit finesë dhe virtuozitet. Kurse vepra e Astor Piazzolla- S.V.P Tango nga harmonia grupore e Kuartetit Harkor “Amati” i dha koncertit një shije të veçantë.

Veprat tjera të cilat u interpretuan në koncertin e parë të PriVocalFest, i cili këtë vit vjen me një mision të veçantë, duke e përdorur fuqnë e artit në mbështetje të ndërgjegjësimit për Koncerin e gjirit, janë të kompozitorëve: Giacomo Puccini- Chi il bel sogno di doretta (Magda’s aria from opera ‘La Rondine)’, Francesco Cilea- Ecco: Respiro Appena…Io son l’lumile ancella (Adriana’s Aria from opera Adriana Lecouvreur, Augustin Lára-Granada.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas përfundimit të këtij koncerti me 12 vepra sfiduese nga kompozitorë vendorë e botëror, në një prononcim për KultPlus sopranoja Adelina Paloja tha se ndihej e plotësuar.

“Jam e përmbushur. Jam një muziktare e cila përherë kërkon më tepër nga vetvetja, jam kërkuese dhe nuk kënaqem lehtë. Kur e kam përpiluar këtë koncert recital kam përzgjedhur këto vepra solistike, që në repertorin për soprano secila prej tyre njihen që janë më të vështirat. Në mesin e tyre janë pesë apo gjashtë gjuhë me të cilat kam interpretuar, rrjedhimisht janë edhe pesë apo gjashtë kultura të ndryshme. Janë histori të ndryshme, ku secila të ngërthen në vete, me të cilat ti duhet të mishërohesh”, ka thënë sopranoja Paloja.

Më tej, sopranoja Paloja ka thënë se duartrokitjet e publikut të cilat i mori në këtë mbrëmje do t’i shërbejnë si motiv për të dhënë edhe më shumë nga kapaciteti i saj artistik edhe në të ardhmen.

“Ka qenë një punë jo e lehtë, pa modesti. Por jam shumë e lumtur që mendoj se ja dola mbarë, të cilën gjë e konfirmuan ndoshta edhe duartroktitjet e publikut tim. Të them të drejtën më kishte marrë malli që të kthehem me një koncert recital, andaj mora shumë nga kjo dashuri dhe mendoj që do të jetë motivi, refreni i cili do të më mbajë përgjatë muajve të ardhshëm, në përgatitjet e mija për të tjera angazhime”, ka thënë artistja Paloja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurse, pianistja Lirika Pula Kasapolli ka thënë se bashkëprezantimi me sopranon Adelina Paloja për të paraqet gjithmonë kënaqësi.

“Është hera e dytë që ne realizojmë një recital bashkë. Hera e parë ka qenë para katër vitesh gjate pandemisë, kur koncerti është realizuar në formë të mbyllur. Kështu që sot për herën e dytë bashkëprezantimi ishte akoma më i thjeshtë. Është gjithmonë shumë kënaqësi të punosh  me muzikantë që janë të formuar, me ide dhe forma muzikore gjithmonë shumë të qarta sa i përketë frazimeve, këndimit dhe shumë të përgatitur. Kështu që është gjithmonë kënaqësi për mua”, ka thënë pianistja Pula- Kasapolli.

Ndërkaq, drejtori i Festivalit Pishtina Internationa Vocal Festival, Hajrullah Syla tha se ndihej i lumtur që programi të cilin e kishte përzgjedhur së bashku me sopranon Paloja u pëlqye nga puliku dhe se gjithçka shkoi mbarë.   

“Programi i natës së sotme ishte mjaft mirë i realizuar. Përmes duartrokitjeve u pa që publiku ishte shumë i kënaqur me performancën. Kjo ishte nata e parë po shpresoj që edhe vazhdimi do të jetë ashtu siç edhe e kemi përgatitur” ka thënë drejtori artistik duke  bërë të ditur se të gjitha koncertet pasuese janë të veçanta në llojin e vet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Këtë vit për herë të parë po mbahet masterclass-i për këngëtarët e rinj, me studentë kryesisht që janë nga Fakulteti i Arteve, të cilët kanë rastin që të punojnë me maestro Raul Gimenez, një vocal koach shumë i rëndësishëm. Po besoj që janë duke u kënaqur shumë sepse po e shoh gjatë masterclassit që janë duke e shijuar shumë. Zakonisht kemi pasur garën për kompozitor dhe këtë vit kemi vendosur që të kemi masterclass. Në vitet në vijim do të kemi një vit garën për kompozitor dhe në vitin tjetër të masterclassin me profersorë të ndryshëm të cilët do të arrijmë t’i sjellim këtu”, ka përfunduar drejtori Syla.

Ndërsa, prezantueset e festivalit Dea Xhemaili dhe Lirdina Kukaj kanë njoftuar se këtë edicion PriVocalFest ka vendosur të përdorim zërat, muzikën, dhe fuqinë e artit në mbështetje për të rritur ndërgjegjësimin për Kancerin e Gjirit.

“PRIVOCALFEST tash e shtatë vite me radhë mbetet një ngjarje e veçantë që krijon një platformë të mrekullueshme për artistët e muzikës vokale, duke ndarë zërat e tyre me audiencën dhe për të ndërthurur emocionet me muzikën; duke zgjeruar horizontet, për të arritur nëpër kufijtë e muzikës dhe për të promovuar artistët e rinj dhe kulturën në mënyra të reja dhe inovative. PrIVocalFest është ngjarje që sjell së bashku artistë nga këndvështrimet më të ndryshme të muzikës vokale, duke krijuar një mjedis të pasur kulturor dhe artistik”.

“PriVocalFest” në edicionin e shtatë përmbanë pesë mbrëmje artistike dhe zhillohet nga data 14- 20 tetor, në Afiteatrin e Bibliotekës Universitare. Koncerti i radhës do të prezantojë një mbrëmje shumë të veçantë, “Opera Night”, më 16 tetor, në ora 19:00./ KultPlus.com  /Katror.info

Përgatitur nga Vjollca Duraku, Fotografitë: Adi Beqiri

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Reuters”: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër nën liqen në Evropë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Komuna e Prishtinës mirëpret Orkestrën “Amadeus”, fituese të çmimit të argjendtë në Vjenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kalendari i ngjarjeve kulturore në Crossroads Fest për lakmi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Erolt Rrahmani hyn në garë për MVP të FIBA EuroBasket
TAGGED:Adelina Palojaedicioni i 7Eternal Echoesprivocal festtop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Artikulli i ardhshëm Cilat vende po shkojnë drejt eleminimit të parave ‘cash’?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Taika Waititi rikthehet në botën e komikëve me filmin e ri për Judge Dredd

2 Shikime
People

Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës

4 Shikime
People

Ryan Gosling dhe Will Ferrell në bisedime për filmin e ri “Tough Guys”

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?