katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    41 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    47 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    48 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 10 këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

10 këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe

Last updated: 23/06/2024 2:45 PM
149 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. 10 këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe

Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS ka dhënë disa këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe:

1. Vishuni me veshje të lehta, të shlirshme dhe të ajrosura, për të shmangur ndikimin e nxehtësisë.

2. Mbathni gjithmonë këpucë të sheshta (jo me take te larta), jo sandale, jo papuqe pa lidhësen e pasme rreth thembrës, për t’u siguruar që mund të frenoni dhe të përshpejtoni lehtësisht.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

3. Jini gjithmonë të vetëdijshëm për kufirin e shpejtësisë në rrugën në të cilën po vozitni sepse në temperatura të larta mund të vështirësohet koha e reagimit sipas nevojës për ndalje apo përshpejtim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

4. Pini ujë ose lëngje për të mbajtur në nivel hidratimin e trupit, duke shmangur lëngjet dhe pijet dehidruese si kafeja, çaji dhe pijet freskuese me kafeinë të cilat mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa t’ju ndihmojnë gjatë vapës ekstreme.

5. Ndaloni automjetin për të ngrënë dhe hani ushqime me kujdes në cilësinë dhe sasinë e tyre. Më shumë hani fruta të pasura me fibra dhe lëng natyral, duke shmangur ushqimet me proteina të larta.

6. Pushimi periodik në periudha të caktuara kohore është i domosdoshëm, kur ndiheni të lodhur ose të stresuar nga nxehtësia.

7. Përdorni syze dielli për të mbrojtur sytë nga rrezet e dëmshme të diellit. Nxehtësia mund të çojë në lodhje dhe pakujdesi gjatë ngasjes, andaj përdorni një leckë të lagur për të fshirë fytyrën ose vendoseni leckën rreth qafës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

8. Largoni inatin kur jeni duke lëvizur në rrugë sepse është e rëndësishme që të ruani qetësinë gjatë vozitjes për të shmangur aksidentin.

9. Shmangni të shpërqendroheni nga fëmijët tuaj ose bashkudhëtarët tjerë, sepse është e rëndësishme të përqendroheni në rrugë.

10. Evitoni vozitjen në orët e mesditës dhe shfrytëzoni për vozitje freskinë e mëngjesit ose flladin e pasdites së vonshme.

Gjithmonë mbani mend që të mos lini kurrë fëmijët ose kafshët shtëpiake pa mbikëqyrje në ndonjë automjet të mbyllur në vapë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç këshillave për shoferët, AMRKS ju këshillon që para se të niseni për rrugë për të shijuar sezonin, duhet të mendoni edhe për gjendjen teknike të automjetit tuaj.

Meqenëse automjeti i juaj kalon orë të gjata në diell gjatë rrugës ose parkingun tuaj me diell, atëherë duhet te kujdeseni për automjetin tuaj, menjëherë pasi te jeni kujdesuar për veten tuaj.

Duhet inspektuar sistemin e ftohjes, gomat, bateritë dhe ajrin e kondicionuar të automjetit tuaj. Pjesa e jashtme dhe e brendshme, si dhe funksionet mekanike, mund të ndikohen të gjitha ndërsa moti nxehet.

Ka disa gjëra për t’u kujdesur dhe disa masa parandaluese që mund të merrni për ta mbajtur automjetin tuaj të funksionojë në mënyrë të sigurt gjatë gjithë vitit. Parkoni makinën tuaj në një vend me hije sa herë që është e mundur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bateria

Bateria juaj është shumë e ndjeshme ndaj dëmtimit në muajt e nxehtë të verës. Kontrolloni rregullisht baterinë e automjetit tuaj. Disa bateri të vjetra duhet të mbushen me lëngje. Sigurohuni që ta kontrolloni shpesh gjatë muajve të verës. Kontrolloni periodikisht baterinë e automjetit tuaj për fryrje ose çarje. Nëse shihni diçka të pazakontë, kërkoni nga mekaniku juaj ta shikojë atë.

Gomat

Mbani gomat të fryra duke ndjekur udhëzimet e rekomanduara të presionit nga prodhuesi, gjithmonë referojuni manualit. Gomat e fryra në mënyrë jo të duhur mund të çojnë në dëmtim apo edhe në fryrje gjatë vozitjes. Kontrollimi i presionit të gomave është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni gjatë gjithë vitit, por veçanërisht gjatë muajve të verës. Kontrollimi i presionit të gomave nuk kërkon gjithmonë një profesionist.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sistemi i klimatizimit A/C

Ne gjate vozitjes mbështetemi në ajër të kondicionuar në automjetet tona, për të na mbajtur rehat ndërsa udhëtojmë për në pushimet tona verore. Servisoni rregullisht ajrin e kondicionuar. Zëvendësimi i filtrit të ajrit të kabinës mund të përmirësojë gjithashtu ftohjen dhe të zgjasë jetën e sistemit të ajrit të kondicionuar. Puna e ajrit të kondicionuar mund të jetë shumë e kushtueshme, kështu që kapja e një problemi në fillim mund të kursejë qindra dollarë në riparime në rrugë.

Temperatura e motorit

Para vozitjes duhet kontrolluar sasinë e ujit ne rezervarin ngjitur me motorin. Gjate vozitjes duhet përcjelle temperatura e motorit, e cila mund te rritet ne mungese te ujit apo edhe për shkak te prishjes se termostatit te ujit, i cili shërben për ftohjen e motorit. Nëse rritet temperatura kjo alarmon ne tabelën instrumentale me ngjyre te kuqe. Duhet ndalur dhe duhet pushuar motori dhe kurrsesi te mos hapet kapaku i rezervarit te ujit te motorit sepse nga uji është i nxehte mund te lëndoheni pa dashje.

Ekzaminoni rripat, kontrolloni për ndonjë rrjedhje dhe pastroni çdo hapje të bllokuar që mund të pengojë funksionimin e duhur të sistemit.

Në fund, le të kujdesemi për veten dhe automjetin, duke respektuar gjithmonë shenjat dhe rregullat e sigurisë në rrugë!/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:drivingkeshillakoha e nxehteLifestyletop1Vozitja

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse dy ndeshjet e ditës së sotme në Euro 2024 do të luhen në të njëjtin orar?
Artikulli i ardhshëm Elon Musk me deklarata të mëdha për robotin Optimus të Teslas

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Sporti n'Katror

FFK organizon punëtori për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?