katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëviz pa viza në Shengen
    3 hours ago
    Prezantohet projekti për Tregun e Gjelbër në Prishtinë
    6 hours ago
    Nga sot, bileta e autobusit në trafik urban mund të blihet me SMS
    6 hours ago
    Esma Fera zgjedhet asistente në universitetin “New Haven” në ShBA
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kapela ikonë e Michael Jackson shitet për bamirësi
    4 hours ago
    Lulzim Tafa nderohet me titullin “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve
    6 hours ago
    5 fakte për “Blinding Lights” nga The Weekend
    11 hours ago
    Taylor Swift-it i solli miliona – Edhe Beyonce planifikon të publikojë filmin e ‘Renaissance Tour’ në kinema
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Propozimi për martesë që shkoi viral
    7 hours ago
    Shfaqja e parë në ‘Sphere’ duket sikur ishte një spektakël mbresëlënës
    18 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    11 hours ago
    Gjashtë muaj në kërkim të një doktori: Lajm i mirë për qytetin që protestoi në mënyrë unike
    20 hours ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Qe qysh me i shti lulelakrat turshi sot, e masnesër me i pas’ gati për drekë/darkë
    1 week ago
    5 super-këshilla praktike që çdo merakli i kuzhinës DUHET me i ndjekë
    2 days ago
    Tost me gjalpë kikiriku dhe banane, n’daç me i pri mbarë ditës tande
    2 days ago
    Qe qysh me e pjekë lulelakrën n’furrë, n’3 hapa t’thjeshtë
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 months ago
    Jugu i Shqipërisë si atraksion për të huajt, por prishtinalit’ ishin të parët atje…
    3 months ago
    Postimet e fundit
    Rekord historik në Muzeun “Onufri”, mbi 16 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit
    6 hours ago
    Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor
    8 hours ago
    Vendi që inaguroi trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!
    17 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    11 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: E para Kosova!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » E para Kosova!
Udhë

E para Kosova!

Last updated: 26/03/2023 6:03 PM
835 Shikime
Shpërndaje
Shpërndaje

Contents
Po e fillojmë me atë që është karakteristikë e vendit tonë, pra bjeshkët e bukura. Dhe pikërisht me malet e Rugovës që gjinden në veri-perëndim të qytetit ikonë të Pejës.Pikat tjera të larta e të mrekullueshme që duhesh me i mbërri janë edhe Gjeravica apo edhe pikën tjetër, atë të Jezercës.Prevallën dhe Brezovicën atraktive nuk bon me i huq kurrsesi!Një tjetër karakteristikë e vendit tonë janë edhe kalatë apo fortesat nga periudha të ndryshme që nga Romaket në antikitet e deri tek Perandoria Osmane.Ulpiana e njohur edhe si Justiniana Secunda është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë.Rahoveci…Hidhja një sy dhe freskohu pranë lumenjve duke fillu nga burimi i Drinit të Bardhë e deri të Lumbardhi i Prizrenit. Ndalu pak në Mirushen piktoreske dhe brenda ditës mundesh me mbërri me pa edhe Shpellën e Gadimes me veçantinë e saj.

Sa më mirë që e njeh veten, aq më mirë do t’i kesh marrëdhëniet me pjesën tjetër të globit.

Toni Collete

Në rubrikën #UDHË në platformën tonë KATROR një artikull të veçantë ia kushtojmë Kosovës.

Mundesh me e lexu edhe…

Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor

Pra ta njohim veten si fillim…

- Advertisement -

Epo, kush jemi ne dhe çfarë mund të na ofrojë Kosova brenda një dite apo edhe një jave, neve si qytetarë të këtij vendi dhe turistëve të shumtë që shtohen dita ditës.

Shumë prej nesh tashmë i kemi parë e prekur bukuritë natyrore dhe atraksionet e ndryshme anë e mbanë vendit.

- Advertisement -

Hajde të fillojmë me radhë: Cilat janë vendet më të mira që ia vlen me u pa në Kosovë?!

Po e fillojmë me atë që është karakteristikë e vendit tonë, pra bjeshkët e bukura. Dhe pikërisht me malet e Rugovës që gjinden në veri-perëndim të qytetit ikonë të Pejës.

Liqeni i madh (liqeni i Kuçishtës), bjeshkët e rugovës

Rugova është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare.

Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Një ecje e bukur duke dëgjuar gurgullimat e ujit të freskët të Lumbardhit i cili ndan malet në dy pjesë duke krijuar kështu kanionin e thellë, apo edhe duke ushqyer shpirtin me natyrën mahnitëse që ka kjo zonë që nga pika fillestare kur ke fillu me u ngjit lart e deri tek Liqeni i Madh (Liqeni i Kuqishtës) 1,970 metra mbi nivelin e detit.

Mos u befaso nëse rrugës mundesh me i pa edhe kafshët e ndryshme, pjesë e habitatit të kësaj zone, që nga ketri i kuq e deri tek arinjtë.

Epo në një ditë të bukur si koj veç nisu për në bjeshkët e Rugovës. Nuk po shkruaj më shumë, besoj që ajo çfarë ke me pa rrugës ka me të lanë mbresa edhe ma të mëdha.

- Advertisement -

E njëjta gjë vlen edhe për ty që do me fillu me hiking. Natyra e bukur e vendit ka më të përcjellë rrugëve të gjata që nga ecjet tuaja të para.

hiking në pikat më të larta të maleve të kosovës

Pikat tjera të larta e të mrekullueshme që duhesh me i mbërri janë edhe Gjeravica apo edhe pikën tjetër, atë të Jezercës.

gjeravica

Po edhe malet e Sharrit kanë po atë magji brenda vetes që të bojnë të ndjehesh edhe me i/e fortë gjatë ecjes dhe një me natyrën.

Prevallën dhe Brezovicën atraktive nuk bon me i huq kurrsesi!

Po, një drekë tradiconale me djathin e veçantë të Sharrit, sallatat me perimet e katundeve të afërta dhe mishin e përgatitur për mrekulli duhesh me i shiju në restorantet plot hijeshi skaj rrugëve.

ushhqime tradicionale nga kosova

Krejt këto ti që je merakli munesh me i percjellë me një birrë Peja të ftoftë apo edhe me verën super të mirë prej vneshtave të Rahovecit.

- Advertisement -

Mos merr ujë në shishe, porosite atë të burimit të vendit 🙂 

Një tjetër karakteristikë e vendit tonë janë edhe kalatë apo fortesat nga periudha të ndryshme që nga Romaket në antikitet e deri tek Perandoria Osmane.

A je kan’ najherë në Novobërdë/Artanë?

Nëse jo, një atraksion turistik tashmë e gjen rreth 40 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës.

- Advertisement -

Rrugës për në Gjilan sapo largohesh nga tollovia dhe zhurma e trafikut të Prishtinës mundesh me u ndalë për grill tek liqeni i Badovcit. Jo shumë larg prej Badovcit e gjen Kalanë e Novobërdës që supozohet se i takon periudhës së Perandorisë Bizantine dhe është e tipit fortifikatë.

Duhesh me i pa po ashtu edhe kalatë tjera si atë të Vushtrrisë, Prizrenit e Harilaçit.

Prizren, Vushtrri, harilaç

Qe ku e ke edhe listën me të gjitha kalatë e vendit që mundesh me i pa e fotografu.

  • Kalaja e Artanës (Novobërdës)
  • Kalaja e fshatit Lipë
  • Kështjella e Harilaçit
  • Kalaja e Kaçanikut
  • Kalaja e Keqekollës
  • Kalaja e Llapushnikut
  • Kalaja e Pogragjës
  • Kalaja e Prizrenit
  • Kështjella e Epërme (Kalaja e Vashave)
  • Kalaja e Veletinit
  • Kalaja e Verbocit
  • Kalaja e Vjetër (Vushtrri)
  • Kalaja e Vuçakut
  • Kalaja e Zveçanit

Po de, edhe “takohesh” me epoka të ndryshme të trashëgimisë sonë kulturore edhe bam një post në Instagram, llajkat flakë 😀 🙂

Së këndejmi nuk bon hiç pa e përmend edhe Ulpianën e Dardanisë Antike.

ulpiana antike

Ulpiana e njohur edhe si Justiniana Secunda është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë.

Një qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake. Ulpiana është një qytet ilir. Ishte një vend i rëndësishëm për Mbretërinë Dardane. Qyteti ndodhej afër qytetit të sotshëm te Lipjanit.

Nëse ke udhëtu dhe nuk ke mësu shumë nga kultura dhe historia e atij lokacioni, qyteti, rajoni apo vendi, pothuajse nuk ke marrë mjaftueshëm. Mos e leni pa i vizitu edhe muzetë kombëtarë e etnologjikë si ai në Prishtinë dhe muzeun historik në Prizren.

Tash po ndalem në diçka krejt tjetër.

vneshtë dhe verë

Rahoveci…

Çka të bjen në mend si ta ndigjojsh këtë emër? … Po pra vneshtat, rrushi, rakija dhe verërat.

Ehh pikërisht te verërat du me u ndalë.

Vera ka qenë një pije e popullarizur e njerëzimit për mijëra vjet.

Prejardhja e verës daton nga koha neolite diku rreth viteve 5400-5000 p.e.s. nga veriu i maleve Zagros të Iranit të sotëm.

qilar i vjetër i verës

Në Kosovë arti i përpunimit të rrushit ngjan me ato të trevave tjera shqiptare dhe Bllkanike me më shumë se 2000 vjet lashtësi. Dëshminë e kultivimit të vneshtarisë në vendin tonë e vërtetojnë të dhënat historike, toponimet e ndryshme dhe zbulimet arkeologjike që janë bërë në Komunën e Rahovecit.

Rahoveci nuk është edhe shumë larg prej Prishtinës dhe mundesh me mësu shumë për kulturën e vjetër të vjeljes së rrushit por edhe të përpunimit të verërave ma kualitative të vendit.

Rahoveci tashmë ka edhe një festival tradicional që quhet “Hardh Fest”.

koke si rrush 🙂 – festivali hardh fest

Gjatë periudhës së festivalit të vjeljes së rrushit, Rahoveci pret vizitorë të shumtë të cilët krahas informatave të shumta për historinë e qytetit e vneshtarisë mund edhe të shijojnë verën nën tingujt e muzikës nga performues të ndryshëm botërorë.

Hidhja një sy dhe freskohu pranë lumenjve duke fillu nga burimi i Drinit të Bardhë e deri të Lumbardhi i Prizrenit. 

burimi i drinit të bardhë

Ndalu pak në Mirushen piktoreske dhe brenda ditës mundesh me mbërri me pa edhe Shpellën e Gadimes me veçantinë e saj.

ujvara e mirushes

Shumë prej këtyre atraksioneve e mbushin ditën tënde t’u i jep kështu vetes mundësi me pa vende të ndyshme, me shiju ushqime të ndryshme e në mbramje me u kthy me flejt në shtëpi.

Për fund të këtij artikulli një thënie sa inspiruese po ashtu edhe kuptimplotë nga Emile Zola që do të jetë edhe motiv i shkrimeve tona për këtë rubrikë 🙂

Asgjë nuk e zhvillon më shumë inteligjencën sesa udhëtimet

Emile Zola

Unë po e mbyll llaptopin këtu për t’i lënë vend ecjes udhëve në malet e Kosovës si frymzim dhe inspirim edhe për artikujt e ardhshëm 🙂

Na shkoftë mbarë!

 

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Muhamet Jashanica
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info/author/meti/
    Një vit pa politikë, veç me lajme të mira!
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info/author/meti/
    “Elbasan i bukur, Elbasan”, apo dëshira jonë qysh duhet me kan’ Shqipëria dhe Kosova…
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info/author/meti/
    Jugu i Shqipërisë si atraksion për të huajt, por prishtinalit' ishin të parët atje...
  • Muhamet Jashanica
    https://katror.info/author/meti/
    Përparëse të zeza në Starbucks - kuptimi i tyre...

TAGGED: Kosova, top1, Udhë, udhëtim
Muhamet Jashanica March 26, 2023 June 8, 2022
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
Artikulli i ardhshëm E rrallë, 5 planete do të renditen në një rend planetar këtë muaj
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Rekord historik në Muzeun “Onufri”, mbi 16 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit

4 Shikime
Udhë

Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor

2 Shikime
Udhë

Vendi që inaguroi trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back