Bëhet e ditur se 10 kompani prodhuese nga Kosova do të marrin pjesë në panairin “SWISS Bau 2024”, shkruan albinfo.ch.
Kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit të SHPDK, KIESA, GIZ dhe PPSE.
Nga data 16.01-19.01 kompanitë kosovare do të marrin pjesë në njërin prej panaireve më të mëdha në Zvicër “Swissbau”, që do të mbahet në Bazel.

“Swissbau 2024 është platforma kryesore për industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Zvicër, Swissbau mbledh së bashku një gamë të gjerë specialistësh përgjatë zinxhirit të vlerës së një prone çdo 2 vjet.
Swissbau i ardhshëm do të zhvillohet në panairin nga 16 janar deri më 19 janar 2024 Bazel./Katror.info