Përveç se është një volejbolliste e shkëlqyer, studion për drejtësi në Zvicër.
Bëhet fjalë për sportisten me origjinë nga Deçani, Elodie Mehmetaj, e cila jetën dhe karrierën po e zhvillon në Zvicër.
Ajo përveç se është një volejbolliste e shkëlqyer, studion për drejtësi dhe është vetëm 17 vjeçe.

Ndërkohë, tani ajo është një lojëtare volejbolli që ka reputacion në ekpin e parë, falë përgatitjeve dhe punës së saj.
Studimet dhe sporti janë sfiduese për një studente të zakonshëm, por pasioni që e ka Elodie për volejbollin dhe eksperienca që ka fituar te ekipi zviceran, në kohën që ajo është në kulmin e përgatitjeve të veta sportive ia bëjnë rrugëtimin pak më të lehtë.

“Dua të jap një mesazh për të gjitha vajzat, është të merren me sport dhe që gjithmonë të ndjekin ëndrrat e tyre. Puna e palodhshme gjithmonë shpërblehet”, shprehet ajo.