Presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes solemne të flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin edhe përfaqësues tjerë të shtetit.
Pas ngritjes së flamurit të Republikës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.
Kujtojmë se 17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli pavarësinë. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë./Katror.info