Kompania globale e lëvizshmërisë ECA International ka publikuar listën vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong-Kongu kryeson në vendin e parë. Kompania e përpilon listën bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase. Ky është viti i tretë me radhë që Hong-Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë.
Azia mund të quhet me plot bindje kontinenti më i shtrenjtë, me pesë qytete në Top 10-shen e listës – Hong Kong, Tokio, Shangai, Guangzhou dhe Seul.
Qyteti më i shtrenjtë në Evropë është Gjeneva e Zvicrës, e cila ishte në vendin e tretë pas Hong-Kongut dhe Nju-Jorkut. Nju-Jorku ishte i vetmi qytet i Amerikës së Veriut që u rendit në dhjetëshen e parë.
20 qytetet më të shtrenjta në botë:
- Hong-Kong
- Nju-Jork
- Gjenevë
- Londër
- Tokio
- Tel Aviv
- Zyrih
- Shanghai
- Guangzhou
- Seul
- San Francisco
- Shenzhen
- Singapor
- Pekin
- Jerusalem
- Bern
- Yokohama
- Copenhagen
- Oslo
- Taipei