Në ambientet e Policisë së Kosovës, pas përfundimit të të gjitha fazave të testimeve, u bë nënshkrimi i kontratave për marrëdhënie pune për kadetë policorë, respektivisht për gjeneratën e 62-të të PK-së, shkruan Katror.info.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se kjo gjeneratë trajnimin themelor do ta fillojë me 7 prill.
“Kjo gjeneratë pritet që trajnimin themelor ta fillojë me datën 07.04.2025 në përbërje prej gjithsej 289 kadetë policorë, duke përfshirë diversitetin multietnik”./Katror.info