Qeveria e Kosovës ka njoftuar përfshirjen e 313 fëmijëve nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale në Programin e Kuponëve për edukim të hershëm. Në kuadër të këtij programi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) do të mbulojë shpenzimet e kopshtit dhe transportit për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.
Ky iniciativë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur qasjen dhe përfshirjen e fëmijëve të moshës 3–5 vjeç në edukimin e hershëm, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe konkrete për familjet më në nevojë.
Ministria falënderoi kolegët dhe partnerët, përfshirë Bankën Botërore, për bashkëpunimin dhe angazhimin që ky program të realizohet me sukses.
“Vazhdojmë me përkushtim për të garantuar qasje të barabartë në edukimin e hershëm për çdo fëmijë,” thuhet në njoftimin e MAShTI-t./Katror.info










