Ka nisur trajnimi i 350 mësimdhënësve dhe përgatitja e shkollave për të ofruar edukim mbi agjendën e gjelbërt dhe qëndrueshmërinë në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë.
Ky iniciativë realizohet në partneritet me Fakultetin e Edukimit – UP, Institutin për Kërkime dhe Zhvillim në Arsim dhe MASHTI-n, me mbështetjen e Ambasadës së Suedisë në Kosovë. Trajnimi synon të krijojë një kulturë të re të të nxënit, inovacionit dhe qëndrueshmërisë në klasat e shkollave të mesme të ulëta.
Përmes këtij projekti, nxënësit do të zhvillojnë shkathtësi të gjelbra, duke mësuar si të kontribuojnë për një të ardhme më të qëndrueshme./Katror.info