Sipas shifrave e publikuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, qyteti antik ka tërhequr rreth 40 mijë vizitorë për periudhën janar-maj 2025. Turistë nga e gjithë bota, por edhe vizitorë vendas preferojnë të shohin nga afër trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të Apolonisë.
Ky qytet antik ndodhet në jugperëndim të Fierit. Historia e Apolonisë është e ndërlikuar dhe interesante, dhe vizitorët mund të kenë shumë për të kuptuar dhe eksploruar në këtë vend të mrekullueshëm.
Apolonia e Fierit është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.
Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot./ATSH/Katror.info