Trangujt turshi përmbajnë sasi të madhe të ujit, proteina, shumë pak yndyrë dhe fibra ushqyese. Po ashtu, trangujt janë burim për hekur, kalium, natrium dhe fosfor. Vitamina C, A, B-6, B-12.
1. Janë antioksidues i fortë – mbrojnë trupin nga radikalët e lirë, kemikate jostabile këto që dëmtojnë qelizat në organizmin tonë.
2. Probiotik i shkëlqyeshëm – ekuilibrojnë tretjen dhe përshpejtojnë krijimin e baktereve të mira që janë pjesë kyçe e tretjes së shëndetshme.
3. Ruajnë mëlçinë – pos se përmirësojnë tretjen, trangujt turshi mbrojnë edhe mëlçinë dhe i ndihmojnë në filtrimin e helmeve nga organizmi.
4. Parandalojnë të thatin në lukth – I thati është plagë e brendshme në murin e lukthit, përkatësisht dëmtimi i membranës shkaktuar nga acidet. Trangujt turshi e mbrojnë lukthin dhe parandalojnë shfaqjen e të thatit.
5. Ndihmojnë te diabeti Studimet kanë treguar se si trangujt turshi stbilizojnë nivelin e hemoglobinës – proteinë në qelizat e gjakut në zorrë që transmetojnë oksigjenin. /Katror.info
Përgatiti:
