Po shkojmë me pak pop, hip-hop R&B e Rap.
- “I Know What You Want” është kangë e shkruar nga reperi amerikan Busta Rhymes dhe prodhuar nga Rick Rock për albumin e gjashtë të Rhymes It Ain’t Safe No More…, i publikuar më 26 nëntor 2002.
- Kanga është duet me këngëtaren amerikane Mariah Carey dhe është bashkë-shkruar nga Rah Digga, Rampage, Rick Rock dhe Spliff Star.
“I Know What You Want” përfshin gjithashtu vargje nga grupi i Rhymes, Skuadra Flipmode: Spliff Star, Baby Sham, Rah Digga dhe Rampage.
- Kanga u lansua si single e dytë nga It Ain’t Safe No More më 24 shkurt 2003.
- Kanga “I Know What You Want” ishte hit në të gjithë botën, duke arritur në numrin 3 në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar.
- “I Know What You Want” qëndroi në top 40 kangët e para për njëzet e një javë dhe u rendit e 17-ta në tabelën Hot 100 të fundvitit 2003.
Videoklipi për “I Know What You Want” vazhdoi në videon për kangën e vitit 2021 “Where I Belong”, në të cilën Rhymes bashkëpunoi përsëri me Carey.
Kanga n’Youtube numëron mbi 294,538,878 shikime.
Dëgjim t’kandshëm..:) /Katror.info