E nisim të marten për pak rock, eurodance, pop e dance.
- “I Promised Myself” është kangë e shkruar dhe interpretuar fillimisht nga këngëtari anglez Nick Kamen.
- Fillimisht e lansua bashkë me albumin e tij Move Until We Fly (1990).
- U publikua si single në të njëjtin vit dhe si një remix në 2004.
- Versioni origjinal arriti sukses në Evropë, duke përfshirë Austrinë dhe Suedinë, ku kryesoi listat.
- Kanga është bërë cover disa herë nga artistë si Dead or Alive, A-Teens dhe Basshunter.
“I Premised Myself” u bë cover nga grupi pop suedez A-Teens dhe u publikua më 28 prill 2004 si single i fundit i grupit.
Ishte një nga tri kangët e reja që do të përfshiheshin në albumin e tyre përmbledhës të vitit 2004, Greatest Hits. Re-mixi u prodhua nga Grizzly dhe Tysper.
Videoklipi u drejtua nga Gustav Jonhson dhe u filmua në Suedi dhe tregon imazhet e anëtarëve të grupit të futura në skena nga videot e kaluara, në mënyrë që ata duken se po ndërveprojnë me adoleshentët që ishin më parë.
Kanga n’Youtube numëron mbi 10 milionë klikime.
Dëgjim t’këndshëm…:) / Katror.info