Vazhdojmë me pak country music.
“Jolene” është kangë e shkruar dhe regjistruar nga artistja amerikane e muzikës country Dolly Parton.
- Kanga u prodhua nga Bob Ferguson dhe u regjistrua në RCA Studio B në Nashville, Tennessee, më 22 maj 1973.
- U publikua më 15 tetor 1973, nga RCA Victor, si kanga e parë dhe titulli nga albumi i saj me të njëjtin emër.
- Kënga u rendit në vendin e 217 në listën e “500 këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave” të revistës Rolling Stone në 2004 dhe në vendin e 63 në listën e tyre të rishikuar në 2021. Sipas Parton, “Jolene” është kënga e saj më e shpeshtë e mbuluar.
- “Jolene” u nominua për çmimet Grammy për performancën më të mirë vokale femërore dy herë, në 1975 dhe 1976.
Nominimi i parë ishte për regjistrimin origjinal, dhe i dyti ishte për një regjistrim të drejtpërdrejtë nga seriali televiziv In Concert.
- Nuk fitoi këtë çmim asnjë herë, por në vitin 2017, një cover nga grupi a cappella Pentatonix, i cili shfaqte Parton si këngëtar i ftuar, fitoi çmimin Grammy për performancën më të mirë Country Duo/Group.
Kanga sot n’Youtube numëron 84,138,849 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info