Shkojmë me pak zhanër dance e French house të super-artistes tonë Dua Lipa.
- “Illusion” u publikua më 11 Prill 2024, si single i tretë nga Radical Optimism. Kanga u shkru nga Dua Lipa, Caroline Ailin, Tobias Jesso Jr. dhe producentët e saj Danny L Harle dhe Kevin Parker.
- “Illusion” është klasifikuar si kangë dance me ndikime të forta të muzikës French House. Kanga kombinon elemente optimiste, electro-dance, me një atmosferë të gjallë dhe vibrante, duke e bërë atë një kangë të spikatur në albumin e saj Radical Optimism.
- Kanga arriti sukses të dukshëm, duke kryesuar tabelën e Dance/Electronic Songs në SHBA dhe duke arritur në dhjetëshen e parë në Mbretërisë së Bashkuar.
- Tekstualisht kanga trajton temën e që të mos biesh pas pamjeve mashtruese dhe të luash së bashku me iluzionin për argëtim
- Videoklipi muzikor për “Illusion” e punoi Tanu Muino ku Dua Lipa shfaqet duke performuar rutina të ndërlikuara kërcimi, duke theksuar natyrën lozonjare dhe të gjallë të këngës.
“Iluzioni” ishte domethënës për krijimin e Radical Optimism. Ishte kanga e parë që ekipi punoi së bashku, duke vendosur tonin për albumin. Vetë albumi eksploron temat e elasticitetit dhe optimizmit, të ndikuar nga udhëtimi i vetë-zbulimit i Duas.
Kanga në Youtube numëron 21,479,288 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info