Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bankës Evropiane për Investime (EIB Global) dhe Ndërmarrjes Lokale Publike “Pallati i Rinisë”, për mbështetje teknike në vlerë prej 500 mijë euro për hartimin e projektit të revitalizimit të plotë të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Sipas ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kjo marrëveshje do të mundësojë funksionalizimin e Pallatit të Rinisë si një qendër bashkëkohore dhe multifunksionale, e cila pritet të jetë një nga hapësirat kryesore për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
”Kjo marrëveshje hap rrugën drejt financimit të plotë për rinovimin, modernizimin dhe funksionalizim e këtij kompleksi ikonik– aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, duke e kthyer atë në një qendër bashkëkohore dhe multifunksionale, të gatshme për të mirëpritur Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja parasheh zhvillimin e një projekti gjithëpërfshirës që përfshin edhe sallën e djegur të objektit. /Katror.info
Përgatiti:
