Zëvendësministri i arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar lidhur me subvencionimin me tekste shkollore.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deri ditën e hënë, në ora 09:00, në platformën eKosova janë pranuar 51.200 aplikime.
“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar Kelmendi.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka marrë vendim që ti subvencionojë prindërit për furnizim me tekste shkollore./Katror.info