Iniciativa “Rruga gjithëpërfshirëse dhe e drejtë drejt vitit 2030: E ardhmja e energjisë së gjelbër”, e financuar nga Qeveria e Danimarkës dhe e zbatuar nga UNDP në partneritet me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Ministrinë e Ekonomisë, ka nisur zbatimin e saj në Kosovë, shkruan Katror.info.
Sipas njoftimit, 70 familje në nevojë do të përfitojnë masa konkrete për rritjen e eficiencës së energjisë, duke ndihmuar kryesisht familjet me sfida ekonomike e sociale, përfshirë prindërit vetushqyes dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara.
Iniciativa synon që deri në vitin 2027 të përfshijë deri në 200 shtëpi nga lista e përfituesve të ndihmës sociale, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi energjetik më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për Kosovën.
Sipas përfaqësuesve të projektit, kjo është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje ku askush nuk mbetet pas, duke kombinuar zhvillimin energjetik me përkujdesjen sociale./Katror.info.