katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
    7 minutes ago
    Sot dhe nesër nuk qarkullon asnjë tren në Kosovë, për shkak të grevës
    40 minutes ago
    Thirrje për ndërgjegjësim në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve
    53 minutes ago
    Mali i Zi do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
    2 hours ago
    Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën
    3 hours ago
    Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës
    3 hours ago
    KFOR shënon “Javën e KFOR-it” në Ferizaj në bashkëpunim me të rinjtë vendorë
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër
    4 hours ago
    Trump thotë se ka arritur marrëveshje tregtare me Kinën
    19 hours ago
    “Kosova në tinguj” në Japoni nga Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës dhe sopranoja Adelina Paloja
    22 hours ago
    Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    19 hours ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    7 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    7 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    4 hours ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    1 day ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Jo vetëm udhëtimi, por edhe ‘e-mail’-et duhet konsiderohen si orë pune’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

‘Jo vetëm udhëtimi, por edhe ‘e-mail’-et duhet konsiderohen si orë pune’

Last updated: 28/02/2024 7:09 PM
79 Shikime
Shpërndaje
Foto: Diane Gottsman

Studiues anglezë kanë dalë në përfundimin se, dërgimi i “e-mail”-eve për qëllime pune gjatë kohës që udhëton për në punë po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm, aq sa kjo kohë duhet konsideruar si pjesë e orarit të punës.

Qasja e gjerë në internet përmes lidhjeve “Wi-Fi” dhe përhapja e telefonave celularë e ka zgjatur ditën e punës, thuhet në studimin e Universitetit “West of England”, në Bristol.

Studimi ka shqyrtuar 5.000 pasagjerë trenash në Londër, në një kohë kur lidhja “wireless” me internetin është bërë gjithnjë e më e përhapur, përcjell EkonomiaOnline.

Mundesh me e lexu edhe…

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

“Jam një nënë shumë e ngarkuar dhe më duhet aq shumë kohë e lirë”, tha një udhëtare për studiuesit. “Është shumë e rëndësishme, në ndërgjegjen time, që të mund t’ia dal mbanë të kryej punën në tren”, shtoi ajo, teksa udhëtonte nga Aylesbury drejt Londrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: DEPOSIT PHOTOS

Studimi, që do të prezantohet këtë të enjte në “Royal Geographical Society”, arriti në përfundimin se 54 për qind e udhëtarëve përdorin internetin “wireless” të trenave për të dërguar “e-mail”-e për qëllime pune. Të tjerë përdorin qasjen në internet përmes telefonave të tyre celularë po për këtë qëllim.

Disa prej udhëtarëve që niseshin për në punë u pikasën teksa dërgonin “e-mail”-e përpara nisjes së orarit zyrtar të punës, ndërkohë që të tjerë në kthim nga puna, shpesh dërgojnë “e-mail”-e për të përfunduar punën që mund ta kenë lënë pa përfunduar gjatë orarit zyrtar të punës, transmeton top channel.

“Është një periudhë kohe ‘e vdekur’, e cila më lejon të përfundoj punët e mia dhe nuk më detyron të punoj edhe mbrëmjeve nga shtëpia”, tha një pasagjer tjetër që udhëtonte nga Londra drejt Birminghamit.

Studimi shqyrtoi edhe ndikimin e lidhjeve falas “wireless” në disa prej këtyre linjave hekurudhore. Rezultati është se, me përmirësimin e qasjes në internet, kjo sillte për pasojë zgjatjen e orarit të punës, duke shfrytëzuar “laptop”-ët apo telefonat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për pasagjerët prindër, kjo kohë shihet edhe si “periudha e tranzicionit” kur ndryshohen rolet nga të qenit pjesë e familjes në përfshirjen në mjedisin e punës.

Por, gjetjet e studimit ngrejnë edhe pikëpyetje mbi balancën mes të punuarit dhe të jetuarit, nëse është apo jo e shëndetshme të zgjasësh ditën e punës, me njerëzit që gjithnjë e më shpesh u përgjigjen “e-mail”-eve përtej orarit në zyrë.

Ndaj, nëse udhëtimi është bërë pjesë e punës, a duhet të konsiderohet edhe kjo si pjesë e orarit të punës? Studiuesja Juliet Jain tha se “smartphone”-t dhe qasja në internet ka shkaktuar një “eliminim kufijsh” mes jetës në punë dhe asaj në shtëpi, diçka që zbatohet tashmë për udhëtimet drejt punës.

“Si mund ta masim këtë kohë? A duhet të ndryshojnë kulturat e vendeve të punës”, tha Jain. Por, më shumë sesa për teknologjinë që u jep njerëzve më shumë elasticitet gjatë punës, studimi tregoi se njerëzit po punonin me orare të tejzgjatura në punët e tyre respektive.

“Ekziston një sfidë e vërtetë në përcaktimin e asaj se çfarë përbën punën”, tha Dr. Jain, nga Qendra për Transport dhe Shoqëri e këtij universiteti. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kapiteni i Kosovës me ofertë joshëse nga Arabia
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Sot dhe nesër nuk qarkullon asnjë tren në Kosovë, për shkak të grevës
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Thirrje për ndërgjegjësim në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve
TAGGED:EmailsLifestyleorapunasugjerimetopudhetimet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pozat e jogës mund të ndihmojnë me dhimbjet e shpinës
Artikulli i ardhshëm Arsyeja shkencore pse duhet të pini kafe çdo ditë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Euro në rënie, ari në ngritje – ndryshim historik në financat botërore

9 Shikime
Life Style

Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota ujë duhet të pini?

12 Shikime
Life Style

Pretendimet dhe këshillat rreth shëndetit që janë ose nuk janë të vërteta!

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?