katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor
    1 hour ago
    Moti sot me vranësira dhe reshje shiu
    1 hour ago
    Policia e Kosovës me plan operativ për sigurinë e balotazhit të 9 nëntorit
    18 hours ago
    KQZ: Më 8 nëntor përmbyllet periudha e votimit jashtë Kosovës
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai
    16 hours ago
    “Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival
    20 hours ago
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    21 hours ago
    Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti
    1 hour ago
    Bordi i Tesla i thotë ‘PO’ pagesës 1 trilion dollarë për Elon Musk
    20 hours ago
    Restaurohet portreti i parë i Ismail Kadaresë
    20 hours ago
    Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    4 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    3 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    2 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    4 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kopenhaga, qyteti që e bëri jazzin pjesë të identitetit të saj
    5 days ago
    Ferma e Vermontit e pushtuar nga Golden Retrievers
    23 hours ago
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    23 hours ago
    Vanuatu: Zyra postare e vetme nën ujë në botë
    23 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sa para do t’i përfitojë Kosova nga fondi 6 miliardë eurosh i BE-së?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Sa para do t’i përfitojë Kosova nga fondi 6 miliardë eurosh i BE-së?

Last updated: 29/02/2024 2:39 PM
99 Shikime
Shpërndaje
Foto: Al Jazeera

Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Contents
Çfarë duhet të bëjë Kosova?Përfitimet nga liria e lëvizjesRruga drejt BE-së

Plani, pak a shumë, thotë kështu: Kush i kryen reformat e parapara, i merr fondet. Ata që nuk punojnë, mbeten prapa, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Për më shumë, asnjë vend nuk do të mund ta bllokojë tjetrin në këtë proces. Madje, nëse vërehen përpjekje, ato mund të ndëshkohen.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndër synimet kryesore të të ashtuquajturit “Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” është që të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i integruar gradualisht me atë të BE-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Plani është prezantuar në nëntor të vitit 2023, dhe parasheh që dy miliardë euro të jenë fonde të pakthyeshme, ndërsa katër miliardët tjerë të jepen në formën e kredive të volitshme.

Nga secili vend është paraparë përgatitja e një agjende reformuese, të bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të BE-së, para vlerësimit dhe miratimit të saj nga Komisioni Evropian.

BE-ja ka thënë se fondet, në parim, do të ndahen varësisht prej Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të një vendi. Por, nëse një vend nuk i kryen reformat pas 1-2 vjetëve, atëherë shuma u shpërndahet vendeve të tjera.

Çfarë duhet të bëjë Kosova?

Sipas zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro – njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.

Bislimi ka thënë se Kosova e ka dorëzuar më 11 janar në BE listën e reformave, përmes së cilave synohet avancimi i mëtejmë i administratës publike, avancimi i menaxhimit të financave publike dhe vendosja e një fokusi në agjendën e gjelbër dhe në digjitalizim.

“Te sektori privat, fokusi është te përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes, përmes qasjes në financa dhe përkrahjes për ndërmarrja të vogla dhe të mesme”, pati thënë Bislimi gjatë një raportimi në një komision parlamentar, në janar.

Përfitimet nga liria e lëvizjes

Një grup i Bankës Botërore ka vlerësuar se një treg i përbashkët rajonal do të mund të rriste PBB-në e rajonit për 10 për qind.

Për BE-në, një treg i tillë është thelbësor, për dy arsye:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • zhbllokon potencialin ekonomik të rajonit
  • krijon mundësi për kompanitë vendore, duke e bërë rajonin më atraktiv për investitorët evropianë

Nga lëvizja e mallrave pritet të zvogëlohet koha e pritjes për tri orë, çka më pas do ta ulte edhe koston e tarifave për 2 për qind.

Aktualisht, ekonomia e BE-së kap vlerën e mbi 15 trilionë eurove, ndërsa ekonomia e vendeve të Ballkanit përbën vetëm 0.06 për qind të ekonomisë së bllokut, apo rreth 100 miliardë euro.

Përmendet edhe mundësia e këmbimit të shërbimeve dhe njohja e disa kualifikimeve profesionale të shtetasve të Ballkanit nga ana e BE-së.

Lehtësime pritet të ketë edhe për të rinjtë që të studiojnë në bllok, ndërsa parashihet edhe heqja e tarifave për roming për telefoninë mobile dhe internetin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Rruga drejt BE-së

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022 dhe tani ka vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me bllokun.

Vendet tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në disa raste, është përmendur që BE-ja duhet të përgatitet për t’i pranuar anëtarët e rinj deri më 2030.

Sipas një sondazhi të kryer nga agjenci të bllokut evropian, pjesa më e madhe e banorëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se anëtarësimi në BE do të përbënte lajm të mirë./Katror.info

Artikulli është marrë nga portali Radio Evropa e Lirë. Titulli origjinal i artikullit është “Si do ta ndihmojnë Ballkanin 6 miliardë eurot e kushtëzuara të BE-së?”, ndërsa përmbajtjen e plotë mund ta gjeni në këtë vegëz.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
TAGGED:Bashkimi EvropainBeEUGrowth Planlajme të miraPlani i Rritjes i Betop3Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Edin Nevzati, neurokirurg dhe profesor i suksesshëm në Zvicër dhe ShBA
Artikulli i ardhshëm Zbuloni se sa njerëz në botë festojnë ditëlindjen më 29 shkurt!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai

28 Shikime
Lajme të mira

“Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival

21 Shikime
Lajme të mira

Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?