katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale
    10 hours ago
    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm
    11 hours ago
    Oda Amerikane diskuton tarifat 0% për mallrat amerikane
    13 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues
    5 hours ago
    Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut
    7 hours ago
    Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje
    13 hours ago
    Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar
    11 hours ago
    Festivali i Këngës i RTK-së mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    13 hours ago
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    2 days ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    7 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 week ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    5 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    5 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lumi i Shalës, mrekulli për vizitorët e huaj
    9 hours ago
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    1 day ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Besa Sharrah, shqiptaro-amerikanja që kandidon për në Senatin e Ohio-s
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Besa Sharrah, shqiptaro-amerikanja që kandidon për në Senatin e Ohio-s

Last updated: 11/03/2024 10:36 PM
78 Shikime
Shpërndaje
Foto: Zeri i Amerikes

Në zgjedhjet për Senatin në Shtetin e Ohio-s, që do të mbahen më 5 nëntor, për herë të parë do të kandidojë edhe një shqiptaro-amerikane. Besa Sharrah, e cila garon në emër të Partisë Republikane, po bën fushatë për të qenë anëtare e organit ligjvënës në shtetin ku mbërriti si emigrante, në vitin 2005.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se familja e saj, e persekutuar nga komunizmi, nxiti tek ajo ambicien për të luftuar për mbrojtjen e demokracisë, prandaj u aktivizua politikisht shumë e re, ndërsa prej 11 vjetësh është angazhuar në strukturat republikane, derisa mori mbështetjen e partisë, për të garuar për në Senat.

Ajo tregon synimet e saj në këtë fushatë, por edhe arsyet që e kanë shtyrë për t’u përfshirë në lëvizje që lidhen me diasporën shqiptare, si lëvizja për të siguruar të drejtën e votes për emigrantët.

Mundesh me e lexu edhe…

Besa Sharrah e nisi rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 vjet më parë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë erdha këtu për të studiuar, kur isha 17 vjeç. Erdha për të studiuar në ‘Wright State’, në Ohajo, për inxhinieri mekanike. Aty u diplomova dhe u bëra inxhiniere, fillova dhe karrierën time dhe fillova dhe praktikova për 7 vjet, derisa mora pozicion lidershipi ku drejtova skuadra inxhinierësh. Kam patur karrierë dhe në pjesën e IT për bankat, kam punuar me dy kompani, JP Morgan dhe Nationwide Insurance”, tregon ajo.

Dëshira për t’u përfshirë në politikë thotë ajo, nuk është aspak rastësi, pasi është rritur me shtysën për të vepruar në mbrojtje të demokracisë. Rrënjët për këtë janë tek vuajtjet e familjes para vendosjes së rendit demokratik në Shqipëri.

“Unë vij nga një familje shumë e persekutuar në Shqipëri. Vij nga familja Sharrah. Ne ishim një familje që mbështesnim demokracinë në çdo kusht. Mbështesnim të drejtat individuale dhe kjo ishte diçka që ishte në kundërshtim me sistemin diktatorial dhe për këtë ata ekzekutuan 7 persona të familjes sime, të gjithë të shkolluar jashtë, me një vizion demokratik për vendin, për të sjellë perspektivën perëndimore gjithashtu në Shqipëri”, shprehet ajo.

Ajo tregon se fillimisht, u bë pjesë e aktiviteteve politike në nivel lokal, në qytetin Kolombos, ku jetonte, por se vazhdimisht synonte të ishte pjesë fushatave të ndryshme që ndodhnin më gjerë, në gjithë shtetin e Ohajos. Prej 11 vjetësh, ajo ka qenë pjesë e stukturave të Partisë Republikane, në emër të së cilës do të garojë për në Senatin e Ohajos.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë jam shqiptarja e parë këtu në Ohajo, që do të bëhet, me shpresën tek Zoti, pjesë e legjislaturës së Ohajos, këtu në Amerikë. Presidenti i Senatit të Ohajos ndjeu se unë do të isha një kandidate shumë e mirë për këtë pjesë të elektoratit, edhe për faktin që jam emigrante, jam ajo që ne e quajmë amerikane e re.

E pyetur nëse është më e lehtë, apo më e vështirë, të bësh fushatë si emigrante, ajo thotë se “jemi në një moment shumë unik. Po të më pyesje për shembull edhe 10 vjet para, të ishe pjesë e Partisë Republikane si një emigrante, nuk ishte diçka që ishte normale. Madje, të thonin, po ti çfarë pune ke atje sepse këta nuk i duan emigrantët, e të tjerë e të tjerë. Dhe në fakt unë ndjeja një të vërtetë komplet ndyshe. Ajo dëshira e republikanëve, sidomos për të patur emgrantë në rangjet e tyre, të cilët janë, jo vetëm me shkollë, por edhe kanë background-in që ne kemi e sistemeve të tjera unike, siç ishte sistemi shqiptar, që ishte një diktaturë”.

Sipas saj, kjo ka shërbyer si një mënyrë shumë e mirë për personat që janë në pozitë të kuptojnë që duhen kandidatë që rikujtojnë se përse Amerika është vendi i ëndrrave, pse Amerika është toka e premtuar për shumë emigrantë.

“Kjo ka reflektar tek unë si një kandidate që vjen nga një vend I diktaturës dhe nga një familje shumë e persektuar nga diktatura. Unë kam një perspektivë ndryshe për t’i thënë njerëzve që diktatura dhe demokracia nuk janë aq larg njëra tjetrës ndaj duhet të ruajmë të drejtat tona me çfarë mundsisht kemi dhe të qëndrojmë vigjilentë mbi demokracinë tonë”, thekson ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zonja Sharrah beson se vendimi i partisë për ta kandiduar lidhet edhe me karrierën e saj në fushën e sektorit privat. Ajo thotë se elektorati në distriktin 16 në shtetin e Ohajos, ku ajo synon të sigurojë votat, përballet me të njëjtat sfida që përballen shumë amerikanë në rang kombëtar ditët e sotme, si inflacioni i lartë apo edukimi.

“Ne kemi një inflacion të paprecedentë, të paktën për sa kohë unë kam jetuar këtu. Kemi parë edhe një rritje të çmimeve të shtëpive që e ka bërë edhe më të vështirë për qytetarin të ketë një ekonomi të qartë dhe të qetë për mënyrën se si do të jetojë. Gjithashtu, edukimi dhe shkollat vazhdojnë të jenë një pjesë e madhe e advokimit tim.

Ndërsa vazhdon veprimtarinë e saj politike në Shtetet e Bashkuara, zonja Sharrah ka qene aktive edhe për çështje prekin diasporën shqiptare, siç është e drejta e emigrantëve për të votuar.

“Kushtetuta e një vendi duhet implementuar në gjithësinë e saj. E drejta e votës për diasporën është e drejtë që garantohet në Kushtetutë. Dhe në këtë moment ne nuk e kemi këtë të drejtë. Unë jam një shqiptaro-amerikane dhe dëshira ime është që këto lidhje të vazhdojnë me Shqipërinë, sidomos në këto momente kaq delikate për demokracinë shqiptare. Për sa kohë vota e diasporës nuk implementohet, mendoj që shteti shqiptar është në kundërshti të plotë me Kushtetutën shqiptare dhe për këtë arsye unë e mbështes votën e diasporës, thekson ajo”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E pyetur se çfarë do të thoshte për fitorja në këto zgjedhje, ajo thotë se do të ishte një endërr e realizuar.

“Do të ishte kurorëzmi i një endrre shumë, shumë të gjatë. Kjo është një endërr, është një endërr që unë e ndjej dhe ditë për ditë mendohem për këtë pjesë.

E para dhe më e rëndësishmja do të ishte fakti që më në fund një qytetare e ardhur nga një vend tjetër, e ardhur këtu, jo e lindur këtu, do të ketë mundësinë jo vetëm të vëzhgojë nga anët hartimin e ligjeve në shtetin e saj, por tani të jetë pjesë e ligjeve duke sjellë perspektivë ndryshe, duke sjellë një narrative ndryshe. Kjo është e lidhur edhe me faktin që jemi në një moment shume unik në shtetin amerikan. Shteti amerikan është një shtet emigrantësh. Unë mendoj se është mëse e drejtë, të kemi njerëz, që si unë e duan këtë vend, duan ta shikojnë të vazhdojë në rrugën e duhur dhe të ruajmë atë ëndrrën amerikane për të cilën ne erdhëm të gjithë këtu”./Zëri i Amerikës/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A do të ketë iPhone 18 një buton më pak?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” merr mirënjohje të veçantë në Festivalin e Filmit në Sarajevë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Si ndikon vitamina D në sistemin imunitar?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fenomen i rrallë në qiell, ‘Hëna e zezë’ do të shfaqet këtë fundjavë
TAGGED:Lajme te miraSarah SharrahSenatSHBAsuksesi i shqiptarevetoptophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Billie Eilish bën histori në ndarjen e çmimeve, fiton Oscar-in e dytë për “Këngën më të mirë”
Artikulli i ardhshëm Nebi Qena, pjesë e ekipit të dokumentarit fitues të çmimit Oscar, “20 Ditë në Mariupol”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues

23 Shikime
Lajme të mira

Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut

26 Shikime
Lajme të mira

Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?