katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    13 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    13 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si ndryshon ndër vite personaliteti ynë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Si ndryshon ndër vite personaliteti ynë

Last updated: 14/03/2024 8:02 PM
123 Shikime
Shpërndaje
Foto: Excelsior University
  1. katror.info>
  2. Kuriozitet>
  3. Si ndryshon ndër vite personaliteti ynë

Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të shoqërueshëm, mund të pyesësh veten: “A ka qenë gjithmonë kështu, apo ka ndryshuar me kalimin e viteve?”. Dhe një shtatëmbëdhjetëvjeçare e rezervuar mund të pyesë veten: “Kur të rritem, a do të jem po njësoj?”. E vërteta është se ndërsa mbetemi vetvetja, nuk jemi i njëjti person gjatë gjithë jetës sonë. Dhe ka lajme të mira: personaliteti përmirësohet me kalimin e kohës.

Bërthama

Në një farë mase, ne mund ta njohim veten te fëmija që ishim dikur. Të qetë apo të zhurmshëm? Të qetë apo i prirur për shpërthime? Eksplorues të sigurt të botës apo të trembur nga të huajt dhe përvojat e reja? Temperamenti që kemi që fëmijë ndikon në përvojat e jetës, duke nxitur pritshmëri të ndryshme tek të tjerët (për shembull, nga një fëmijë i turpshëm pritet të mos flasë shumë dhe nga një i paduruar pritet që të shpërthejë gjithmonë në zemërim) dhe sjellje që mund ta radikalizojnë atë: p.sh. një fëmijë i turpshëm mund të lihet në botën e tij ose të ndërpritet pa shumë takt kur flet, ashtu siç është e mundur që një fëmijë i zhurmshëm të trajtohet me nervozizëm edhe para se të lëshojë zemërimin e vet. Në çdo rast, këto stile të sjelljes së fëmijërisë thonë shumë për personalitetin që do të zhvillohet në moshën madhore, shkruan Bota.al.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

“Një 3-vjeçar i turpshëm sillet shumë ndryshe nga një 20-vjeçar i turpshëm. Por thelbi mbetet”, thotë Brent Donnellan, psikolog në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Duke ndjekur fëmijë nga 3 vjeç deri në moshën madhore, një studim nga Universiteti i Wisconsin gjeti gjithashtu vazhdimësi me kalimin e kohës: fëmijët e rezervuar mbetën të rezervuar dhe ata me vetëkontroll të dobët u bënë të rinj impulsivë dhe që ndërmerrnin risqe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çështje pjekurie

Por personaliteti ynë nuk është gdhendur një herë e përgjithmonë që në fëmijëri. Ka të ngjarë që pas disa vitesh ndryshimet të jenë të padukshme, por ngadalë, gjatë rrjedhës së jetës, ato mund të bëhen të rëndësishme. Sipas Brent Roberts, psikolog në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign: “Personaliteti është një fenomen në zhvillim. Nuk është diçka statike në të cilën njeriu ka ngecur, pa mundësinë për të shkuar më tej”.

Së bashku me kolegët nga Universitetet e Houston dhe Tübingen (Gjermani), ai studioi ndryshimet e pothuajse 2000 njerëzve në mbi 50 vjet: individët që kishin marrë pjesë në një studim kur ishin në shkollë të mesme (mosha mesatare 16 vjeç) u gjurmuan dhe iu nënshtruan të njëjtit test. “Rezultatet tona sugjerojnë se personaliteti ka një komponent të qëndrueshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë, por ai është gjithashtu i lakueshëm, d.m.th. njerëzit piqen me moshën,” përfunduan autorët.

Në njëfarë kuptimi, mbi të gjitha “skajet” zbuten e lakohen: pjesëmarrësit morën rezultate më të larta se sa kur ishin adoleshentë në pjesë të testit që masnin qetësinë, vetëbesimin, ndjenjën e përgjegjësisë dhe prirjen për të ndërmarrë veprime. Studime të tjera e konfirmojnë këtë evolucion: ndërsa plakemi bëhemi më të ndërgjegjshëm, emocionalisht të qëndrueshëm (më pak pre e impulseve dhe emocioneve), ekstrovertë, miqësorë dhe bashkëpunues. “Ndryshimet janë potencialisht pozitive. Më shumë vetëvlerësim, ndërgjegje dhe stabilitet emocional mund të përmirësojnë jetën tonë në fusha të tilla si puna, marrëdhëniet dhe shëndeti”, thotë Roberts. Në një nga studimet e tij ai tregoi gjithashtu se mosha ul narcisizmin: në përgjithësi, drejt moshës së mesme ai është më pak i theksuar sesa kur në rini, edhe pse narcisistët e vërtetë priren të mbeten të tillë, të paktën pjesërisht.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Avantazhet e ndryshimit

Rikrijimi i personalitetit me rritjen e moshës sjell përfitime të mëtejshme. Një studim nga Universiteti i Buffalo mbi njerëzit e moshës 14 deri në 99 vjeç zbuloi se me kalimin e viteve, ata bëhen më të besueshëm ndaj të tjerëve dhe se kjo shoqërohet me një ndjesi më të madhe mirëqenieje. Ndërsa në Universitetin e Singaporit u pa se 70-vjeçarët janë më bujarë se 20-vjeçarët me të huajt, sepse janë më pak të përqendruar te vetja. “Ekziston një ide e gabuar se njerëzit e moshuar janë më të turpshëm. Në realitet është e kundërta. Në vend të kësaj, ne shpesh bëhemi më empatikë dhe të dhembshur teksa plakemi”, shpjegon Rodica Damian, psikologe në Universitetin e Hjustonit. Gjithashtu fitojmë qetësi shpirtërore, sepse jemi më të patrazuar se sa kur ishim të rinj.

Për të vlerësuar këtë, një ekip i koordinuar nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Cruz, vëzhgoi me imazhe të rezonancës magnetike funksionale përgjigjen e amigdalës (zona e trurit që përpunon disa emocione) ndaj pamjes së imazheve me përmbajtje emocionale pozitive dhe negative, tek njerëz të moshave të ndryshme. Vetëm tek të moshuarit imazhet pozitive nxisin aktivizim më të madh të amigdalës në krahasim me ato negative. Për më tepër, pjesëmarrësit më të moshuar kishin më shumë gjasa të kujtonin imazhe të këndshme midis atyre që panë gjatë eksperimentit.

Siç shkruajnë autorët e studimit: “Ndërsa plakemi, ne përjetojmë më pak emocione negative dhe u kushtojmë më pak vëmendje stimujve emocionalë negativë, sesa atyre pozitivë”. Në shumë raste qeshim edhe më shumë. Kjo doli nga një studim në Universitetin e Nju Meksikos, në të cilin disa njerëzve iu kërkua të vlerësonin një sërë deklaratash humoristike dhe neutrale. “Të moshuarit i perceptonin si humoristët, ashtu edhe ata neutralë, si më argëtues sesa të rinjtë,” përfundoi autori i studimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shtytja e evolucionit

Me kalimin e kohës, pra, edhe personaliteti transformohet. Po pse? Jo aq shumë si rezultat i ngjarjeve të mëdha të jetës. Ajo që na formon, është më tepër ajo që presin të tjerët nga ne, nevojat që duhet të plotësojmë për të krijuar marrëdhënie të mira shoqërore, për të edukuar veten, për të punuar, për të ndërtuar marrëdhënie romantike, për të krijuar familje. “Me kalimin e kohës, në shumë kontekste të jetës, ne na kërkohet t’i bëjmë gjërat pak më ndryshe,” thotë Roberts. “Askush nuk na thotë hapur se si të veprojmë, por në shumë situata ka rregulla shumë të  se si duhet të sillemi,” specifikon ai.

Pra, ne përshtatemi. Për t’u konformuar me kërkesat sociale dhe detyrat zhvillimore të çdo faze të jetës. Aq sa një studim i kryer në 62 vende, i koordinuar nga Universiteti i Tilburgut (Hollandë), zbuloi se në kulturat ku të rinjtë pritet të marrin shpejt përgjegjësitë e të rriturve (si puna dhe largimi nga familja e origjinës), personaliteti piqet më herët.

Vendos unë si dua të jem

A mund të vendosim vetë që të ndryshojmë? “Shumica dërrmuese e njerëzve do të donin të ndryshonin aspekte të personalitetit të tyre,” thotë Nathan Hudson, psikolog në Universitetin Metodist të Jugut në Dallas, Teksas. Hudson kreu një studim në të cilin pjesëmarrësit raportuan se cilin dimension themelor të personalitetit donin të ndryshonin. Më pas, çdo 7 ditë për 15 javë, ata morën propozim për të kryer një detyrë, të projektuar për t’i nxjerrë nga “zona e tyre e rehatisë”, me nivele në rritje të vështirësisë.

Për shembull “prezantohu me dikë”, dikujt që donte të bëhej më ekstrovert. Kështu, ne kemi parë se ata persona me të vërtetë mund të evoluonin në drejtimin e dëshiruar. “Përveç faktorëve të jashtëm si rolet shoqërore, qëllimet për të ndryshuar personalitetin e dikujt mund të jenë gjithashtu mjaft të forta për të formuar vazhdimisht mendimet, ndjenjat dhe sjelljet gjatë një periudhe kohe të mjaftueshme për të prodhuar ndryshime në tipare,” thotë Hudson. Një person i turpshëm mund të “detyrojë” veten të shkojë në një festë ku nuk njeh pothuajse askënd. Dhe një tip impulsiv që të mos shprehë zemërimin në vendin e punës. Dhe kështu, i japim vetes mundësi të reja, që të ndryshojmë vit pas viti. Vetëdija se personaliteti është në transformim ka dy përparësi: promovon evolucionin tonë dhe na bën të jetojmë me kuriozitetin për të zbuluar se si do të bëhemi. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:kuriozitetndryshimepersonalitetPsikologjia

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Të hash ngadalë apo shpejtë, cila është më e mirë për shëndetin?
Artikulli i ardhshëm Pse Inteligjenca Artificiale nuk do mendojë kurrë si njeriu?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Medaljet olimpike këtë vit vlejnë më shumë se kurrë

29 Shikime
Kuriozitet

Seriali hit i Netflix “Adolescence” pritet të ketë një sezon të dytë

65 Shikime
Kuriozitet

Skica e Michelangelos shitet për 19.5 milionë euro

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?