katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e Kosovës prezanton “Thesaret e BKK-së”
    2 hours ago
    Mbahet mbledhja e FIBA Europe Komisionit për të Rinj në Prishtinë
    2 hours ago
    Teatri i Gjilani pret premierën e bashkëprodhimit Kosovë–Afrikë e Jugut
    3 hours ago
    Në ora 18:00 nis numërimi i votave të diasporës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Suksesi i Kosovës në kualifikime e ngrit në renditjen e FIFA-s
    2 hours ago
    BQK avancojnë kapacitetet me mbështetje të FMN-së
    2 hours ago
    FSK zhvillon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”
    4 hours ago
    Kosova dhe Shqipëria pritet ta përmirësojnë pozitën në Ranglistën e FIFA-s
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Steve Jobs, fytyra e re e monedhës amerikane
    7 hours ago
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    1 day ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    1 day ago
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    6 hours ago
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    3 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    3 days ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias

Last updated: 18/04/2024 11:24 PM
167 Shikime
Shpërndaje
Foto: Majlinda Hoxha

I titulluar  “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”, Pavijoni i Kosovës është hapur të enjten në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Instalacioni skulpturor i artistes Doruntina Kastrati adreson çështjen e punës së feminizuar brenda kontekstit të ekonomive të parregulluara. 

Kuruar nga Erëmirë Krasniqi, instalacioni prezanton katër objekte skulpturore: dy prej tyre të modeluara sipas lëvozhgave të llojeve të ndryshme të arrave, të përdorura në prodhimin e llokumeve, dhe dy të tjerat sipas formës së protezave të përdorura për implantet kirurgjike në gjunjë. Instalacioni përcillet nga një projekt tingullor kompozuar nga Paul Hauptmeier dhe Martin Recker, shkruan koha.

“Për shkak të natyrës së përsëritur dhe performimit të punës në këmbë në një fabrikë llokumesh në Prizren, pothuajse një e treta e grave i nënshtrohen operacionit të zëvendësimit të gjurit me proteza metalike. Metali që iu futet në trup mbetet gjurmë e orareve të gjata të punës, me pagesë të ulët, të grave në industritë e lehta, në Kosovë dhe botë”, shkruhet në komunikatën e lëshuar pas hapjes. 

Mundesh me e lexu edhe…

Sipas komisioneres së pavijonit, Hana Halilaj, përfaqësimi i gjashtë i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia i vendosur në oborrin e Muzeut Historik të Marinës spikat hapësirat e punës dhe problemet që ato paraqesin në shoqëritë bashkëkohore, duke theksuar dinamikën e pushtetit, hierarkinë, çështjet e pëlqimit dhe përjashtimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo përpjekje nuk do të ishte e mundur pa kontributin e pakompromis dhe punën e palodhur të një ekipi dhe bashkëpunëtorësh të mrekullueshëm”, citohet të ketë thënë ajo.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Lindita Haxhitasim, ka thënë se është thellësisht e nderuar dhe krenare që ka mirëpritur të pranishmit në ambientin që e ka konsideruar kulmin e diplomacisë sonë kulturore. 

“Ky instalacion i jashtëzakonshëm skulpturor, i krijuar nga artistja Doruntina Kastrati dhe kuruar nga vizionarja Erëmirë Krasniqi, nxjerr në dritë pabarazitë dhe sfidat me të cilat përballen gratë në ekonomitë e parregulluara, ku puna e tyre është kapitali i vetëm social dhe ekonomik që e zotërojnë”, citohet të ketë thënë ajo. 

Kurse kuratorja Erëmirë Krasniqi ka thënë se brezi i të rinjve po identifikon se çfarë është strukturore në pabarazitë që përjetoi brezi i grave më herët dhe përmes punës po përpiqen ta bëjmë këtë botë pak më të jetueshme dhe më të përshtatshme. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duke u nisur nga përvojat e grave që punojnë në fabrikë, historitë e tyre që vijnë nga periferia e lëkurës sonë kolektive, jehojnë dhe ndërhyjnë në narrativën më të gjerë të Kosovës së sotme. Rrëfimet e tyre në vetën e parë i sjellim në botimin që e ndajmë sot me ju”, citohet të ketë thënë ajo. 

“Tregimet na bashkojnë, historitë e patreguara na mbajnë larg. Ne kemi krijuar histori nga ato që kanë ndodhur, ato që po ndodhin në këtë moment  dhe ato që formohen thjesht në imagjinatën tonë përmes fjalëve, imazheve, ëndrrave, dhe një ndjenjë të pafund habie për botën përreth nesh dhe si funksionon ajo. Të mos jesh në gjendje të tregosh historinë tënde, të heshtësh dhe të mbyllesh, do të thotë të dehumanizosh”, është citati i shkrimtares Elif Shafak me të cilin e ka filluar fjalën e saj artistja Doruntina Kastrati. 

“Jam e lumtur që jam këtu sot dhe ndaj pjesë të një historie që është gjithmonë e pranishme në përvojën tonë lokale dhe globale, duke filluar nga nëna ime Fitnete, ish-koleget e saj Shaije dhe Mimoza, dhe shumë zëra të tjerë nga margjina, të paarritshëm, të padëgjuar”, ka thënë ajo.

Sipas njoftimit, me këtë rast u promovua dhe u shpërnda edhe një botim i bazuar në hulumtim, ku prezantohen tri histori gojore me ish-punonjëset e Fabrikës së llokumeve. 

“Intervista, që artistja Kastrati ka realizuar me nënën e saj, Fitnete Veselaj-Kastrati, është pikënisje e këtij botimi. Artistja dhe nëna e saj, së bashku kujtojnë kohën kur ajo punonte në fabrikë. Intervistat kanë një strukturë biografike, duke reflektuar mbi mënyrën se si gratë menaxhuan përgjegjësitë dhe presionet në vendin e punës, si dhe marrëdhëniet e tyre si bashkëshorte dhe nëna, dhe se si kjo ka ndikuar në vetëvlerësimin e tyre”, shkruhet në komunikatë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot kryesisht i vranët e vende-vende me riga shiu
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ministri taliban përballet me sfidë të rrallë në Indi: Gazetaret gra e vënë në siklet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fitore mbresëlënëse e Kosovës në Suedi
TAGGED:Bienalja e VeneciasPAvijoni i Kosovespeopletoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mark Zuckerberg jep “lajmin e madh” për Inteligjencën Artificiale
Artikulli i ardhshëm Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”: Lini vend gëzimit!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Steve Jobs, fytyra e re e monedhës amerikane

12 Shikime
People

Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë

18 Shikime
People

Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?