katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    14 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    16 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    16 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    21 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    23 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    23 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    14 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    20 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    23 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    20 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: KMSHK kërkon nga mediat të kenë kujdes gjatë raportimit për tragjeditë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

KMSHK kërkon nga mediat të kenë kujdes gjatë raportimit për tragjeditë

Last updated: 04/04/2025 9:46 PM
96 Shikime
Shpërndaje
Foto: Social Europe

Këshilli i Mediave të Shkruara ka reaguar lidhur me raportimin e gazetarëve për tragjedi, duke thënë se duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen

”Në këtë kontekst, për ata që janë prekur nga tragjedia, duhet të ketë një qasje të “mirëkuptimit, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion”, thuhet në njoftim.

Sipas Kodit Etik, mediat duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet të raportojnë, duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje.

Mundesh me e lexu edhe…

KMSHK, ka theksuar se mediat janë të obliguara të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre, duke shtuar se mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

”Mediat duhet të respektojnë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre, duke mos i paraqitur ato në media fotografitë, videot apo incizimet tjera të të aksidentuarve, të të dhunuarve, të të vrarëve, të të vetëvrarëve apo personave të lidhur me ta, e në veçanti fëmijëve që janë pjesë e aksidentit, incidentit, fatkeqësisë natyrore apo veprës penale. Po ashtu, mediat e shkruara “edhe gjatë raportimit duhet të lejojnë njerëzit të mbajnë zi privatisht, duke i trajtuar me shumë kujdes ngjarjet e tilla”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së në Facebook.

Një tjetër këshillë është se mediat nuk duhet që fotografitë ose videot nga vendi i ngjarjes t’i publikojnë pa mbuluar identitetin apo trupin e viktimave pas aksidentit, incidentit, dhunës, fatkeqësisë natyrore apo veprës penale. Publikimi i materialeve të tilla mund të konsiderohet fyerje për ndjenjat e familjarëve të viktimave dhe të ndjeshme për publikun.

Po ashtu, sipas KMSHK mediat e shkruara nuk duhet të publikojnë lajme me fotografi apo video ku paraqiten viktimat apo personat e zhdukur dhe të njëjtit në raportim të identifikohen me emër dhe mbiemër, përveç rasteve kur ka interes publik.

Në raportim, gazetarët dhe mediat duhet të kenë parasysh që është e nevojshme që të mbrohet identiteti i viktimave. Publikimi i identitetit të viktimave varet nga interesi publik dhe mbetet në diskrecionin e mediave, bazuar në kodin e etikës. Përshtatshmëria e materialeve mediatike është po ashtu e rëndësishme, dhe viktimave në fotografi e video duhet t’iu mbulohet fytyra ose të paktën pjesa e syve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjithashtu, kërkohet kujdes gjatë raportimit për kufoma / trupa të vdekur, për të plagosur, pamje gjaku etj. Artikujt dhe storiet duhet të përmbajnë paralajmërimin për përmbajtjen mediale që ka të bëjë me përmbajtje të papërshtatshme ose të ndjeshme.

Këshilli i Mediave thekson se nuk duhet ekspozuar kategoritë e cenueshme të shoqërisë dhe gjendja emocionale e të afërmve të viktimave.

”Mediat duhet të kenë kujdes që të mbulojnë pjesët problematike, të ndjeshme, të fotografive ose videove. Jo gjithçka që prezantohet nga autoritetet – por jo vetëm – duhet marrë si e mirëqenë”, thuhet tutje në njoftim.

Në përfundim, gazetarët dhe mediat duhet të tregojnë kujdes se çfarë i ofrojnë publikut dhe të shmangin “raportimin sensacional”. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:EtikaGazetariaKMSHKkodi etikkujdeslajmraportimtop3tragjedite

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qeveria shprehet e gatshme për tregti të lirë me SHBA-në
Artikulli i ardhshëm Kaja Kallas, më 8 prill në Tiranë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve

21 Shikime
Lajme

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

23 Shikime
Lajme

ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?