katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    14 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    14 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fokusi tek qetësia, privatësia dhe magjia! 7 destinacionet mahnitëse që duhet t’i vizitoni patjetër…
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Fokusi tek qetësia, privatësia dhe magjia! 7 destinacionet mahnitëse që duhet t’i vizitoni patjetër…

Last updated: 05/04/2025 10:31 AM
123 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Udhë>
  3. Fokusi tek qetësia, privatësia dhe magjia! 7 destinacionet mahnitëse që duhet t’i vizitoni patjetër…

Kur viziton një destinacion jashtëzakonisht të njohur, si mund të sigurosh edhe privatësinë dhe qetësinë maksimale njëkohësisht? Duke u akomoduar në “parajsën” tënde personale. Në këtë artikull ne kemi përzgjedhur shtatë suita të mrekullueshme hoteli nëpër botë, ku dizajni madhështor dhe komoditetet luksoze ndërthuren me vendndodhje të jashtëzakonshme.

Contents
Suita Imperial, Four Seasons Otemachi, TokioVilat Oqean në Amanpuri, TajlandëThe Castaway në Soneva Secret, MaldivePenthouse në Claridge’s, LondërGrand Riad në Royal Mansour, MarrakeshCave Royale në Six Senses Ibiza, Ishujt BaleareSuita Bellini në Passalacqua, Liqeni Komo, Itali

Suita Imperial, Four Seasons Otemachi, Tokio

Pamjet marramendëse nga Four Seasons Otemachi janë një spektakël i dyfishtë, nga njëra anë kopshtet mbretërore të Pallatit Imperial që shtrihen poshtë, dhe nga ana tjetër horizonti magjepsës i Tokios që shtrihet përtej. I ndodhur në lartësinë e katit të 39-të, çdo cep i këtij hoteli modern dhe elegant është i kuruar me detaje luksoze dhe elemente bashkëkohore që nga spa-ja dhe pishina me dizajn të sofistikuar, te bari misterioz dhe romantik Virtu, tarraca me pamje mahnitëse dhe restoranti me yll Michelin, Est.

E quajtur me plot të drejtë “Suita Imperial”, kjo hapësirë mbretërore është më e veçanta nga të gjitha, duke ofruar pamje panoramike të pallatit përmes dritareve nga dyshemeja në tavan. Suita është e mbushur me dritë natyrale dhe përfshin dy dhoma gjumi (me mundësinë për një të tretë), një zyrë të veçuar dhe një hapësirë të bollshme ngrënieje dhe ndenjeje të stilit ‘open space’.

Mundesh me e lexu edhe...

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

Vilat Oqean në Amanpuri, Tajlandë

Me një vendndodhje të privilegjuar në majë të gadishullit, mbi Detin Andaman, vilat oqean të Amanpuri ofrojnë kulmin e qetësisë dhe relaksit. Këto vila të veçuara, me disa dhoma gjumi, janë dizajnuar me kujdes për të reflektuar arkitekturën budiste të qytetërimit të lashtë Ayutthaya, ndërsa ambientet e brendshme të qeta shtrihen në tarraca të mëdha dhe pishina private që janë qendra e vëmendjes, të gjitha duke ofruar pamje të mrekullueshme drejt ujërave të kaltërta dhe kristal të detit. Për një përvojë akoma më të veçantë, vila vjen me një shef personal që përgatit një përzgjedhje magjepsëse të gatimeve tradicionale vendase.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

The Castaway në Soneva Secret, Maldive

Nëse privatësia absolute është qëllimi, atëherë nën emrin luksoz të Soneva, ky vend ofron përvojën maksimale kush askush nuk ju shqetëson aspak. Soneva Secret është një “koleksion” ëndrrash vilash të vendosura në Haa Dhaalu, ishulli më i largët dhe më i paprekur i Maldiveve. Në total janë vetëm 14 rezidenca, përfshirë dhe vilën e parë lundruese në këtë zonë, që i lejon vizitorët të notojnë simbolikisht në pafundësinë e blusë detare. Vila “The Castaway” është e arritshme vetëm me det dhe është projektuar mjeshtërisht për të mos ndikuar nga lëvizjet e dallgëve. Kulmi i përvojës? Çatia që hapet mbi suiten kryesore, për një gjumë nën qiellin plot yje.

Penthouse në Claridge’s, Londër

Mbi lagjen prestigjioze Mayfair të Londrës, “The Penthouse” në Claridge’s është një ikonë e re e luksit që ndodhet në një nga pjesët më historike të qytetit. Pas një rinovimi gjashtëvjeçar, i gjithë çatia e hotelit legjendar është transformuar në një apartament madhështor prej 1,500 m², që përfshin një tarracë private panoramike me pamje 360 gradë, një pishinë me ngrohje dhe një pavijon me piano të vendosur në një strukturë prej bakri dhe xhami – me pamje të parezistueshme të perëndimit mbi horizontin e Londrës. Dizajni bashkëkohor dhe elegant mban firmën e vizionarit Rémi Tessier dhe përfshin, ndër të tjera, koleksionin më të madh privat në botë të veprave të Damien Hirst.

Grand Riad në Royal Mansour, Marrakesh

Në Royal Mansour të Marrakeshit, akomodimi është një përvojë më vete: ‘riad’-e trekatëshe, secila me dekor unik, të shpërndara nëpër medinën historike dhe të lidhura përmes rrugicave e dyerve sekrete. Ndër to, më madhështori është Grand Riad, i arritshëm përmes një oborri të rrethuar me ullinj, që të çon drejt një kopshti të gjelbër të kuruar me përpikëri deri në detaje dhe një pishine të hijëzuar nga palmat. Kjo banesë luksoze me katër dhoma gjumi është e mbuluar me pëlhura të pasura dhe e zbukuruar me objekte të rafinuara, ndërsa nuk mungon as hamami privat për çaste relaksi dhe shplodhjeje të vërtetë.

Cave Royale në Six Senses Ibiza, Ishujt Baleare

E pozicionuar mbi gjirin mahnitës të Cala Xarraca, në veriun e Ibizës, Six Senses Ibiza ndërthur fuqinë shëruese të ishullit me shpirtin bohemian të muzikës, artit dhe kulturës që e karakterizon. Suita Cave Royale është përfaqësimi i përkryer i këtij kombinimi, me ambiente të brendshme minimaliste dhe relaksuese, një tarracë të gjelbër që zbret direkt në det, një vaskë të madhe të hapur në natyrë, bar të pajisur plotësisht brenda me gjithçka dhe hapësirë ngrënieje jashtë. Dhe për një prekje unike: qasje private në studion moderne të regjistrimit të resortit, për ata që duan të krijojnë apo thjesht të përjetojnë muzikën në një atmosferë magjike.

Suita Bellini në Passalacqua, Liqeni Komo, Itali

Suita më e madhe në Liqenin Komo është një perlë e vërtetë në kurorën e vilës së famshme të shekullit XVIII, Passalacqua. Ky vend i mrekullueshëm është restauruar me kujdes dhe dashuri, duke ruajtur historinë që fshehin muret e tij, të vizituar ndër shekuj nga figura të tilla si Napoleon Bonaparte dhe Winston Churchill. Suita Bellini është dizajnuar në mënyrë të përkryer si një homazh ndaj stilit barok italian. Nën tavane të larta të harkuara me llamba qelqi tërheqëse, dritaret e mëdha hapen drejt brigjeve të liqenit. Zemra e kësaj suite mbretërore është salloni muzikor në stil neoklasik, pikërisht aty ku kompozitori Vincenzo Bellini u frymëzua nga pamja mahnitëse dhe krijoi pasazhe muzikore në shekullin XIX./TAR

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:destinacionedethoteleliqenepushimeudheudhetim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nga babai apo nëna? Shkenca sqaron nga kush e trashëgon inteligjencën fëmija
Artikulli i ardhshëm Dua Lipa elektrizon masën në koncertin në Zelandë të Re

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi

3 Shikime
Udhë

Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë

14 Shikime
Udhë

Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?