Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur nga puna në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 09 prill 2025, për shkak të rjedhjeve të konsiderueshme të ujit.
Sipas KEK, kjo ndalim ka qenë e domosdoshme për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha.
KEK ka theksuar se hera e fundit kur njësia B2 kishte përjetuar një rrjedhje të tillë ishte më 4 dhjetor 2024.
”Ekipet e mirëmbajtjes dhe ekspertët teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar, dhe vlerësohet që ky proces do të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet në njoftim.
Në ndërkohë, KEK ka siguruar rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson rreth 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2.
Korporata do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar për zhvillimet e mëtejshme dhe për datën e rikthimit në funksion të njësisë B2. /Katror.info
Përgatiti:
