Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Antalya të Turqisë ka takuar homologun e saj të Sierra Leones, Julius Maada Bio.
Përmes një shkrimi në Facebook, e para e shtetit tha se me Maada Bion folën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy shteteve.
“Gjithashtu, diskutuam edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, shkroi Osmani.
Më tej, Osmani tha se me presidentin e Sierra Leones shkëmbyen ftesat për vizitat respektive në të dy vendet për t’i forcuar lidhjet miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi. /Katror.info
Përgatiti:
