katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    27 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    33 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    57 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    33 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë – rrëfimi i Samir Manes
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë – rrëfimi i Samir Manes

Last updated: 22/04/2025 4:47 AM
179 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë – rrëfimi i Samir Manes

Revista e njohur Forbes i ka kushtuar një artikull të veçantë Samir Manes, miliarderit të parë shqiptar, i cili në fillim të viteve ’90 u largua nga Shqipëria komuniste për të emigruar në Austri. Ishte pikërisht aty ku ai nisi të ndërtonte pasurinë e tij të parë. Sot, pas rikthimit në Shqipëri, ai ka zgjeruar perandorinë e tij të biznesit në të gjithë Ballkanin Perëndimor e më gjerë, duke u bërë një nga figurat më të fuqishme ekonomike të rajonit.

Në një ditë me diell tetori në Tiranë, Samir Mane shihet duke ecur i buzëqeshur nëpër qendrën tregtare Tirana East Gate Mall – një kompleks gjigant prej 1.2 milionë metrash katrorë që përfaqëson simbolin e kapitalizmit modern në Shqipëri. Brenda saj ndodhen emra ndërkombëtarë si Adidas, Swarovski, Burger King dhe KFC.

“Ky është aktivi ynë më i rëndësishëm. Është 100% i dhënë me qira,” thotë Mane me krenari, duke treguar listën e qiramarrësve që përfshin marka si H&M, Zara, një restorant sushie – i pari në vend – dhe disa nga bizneset e tij, përfshirë një dyqan lodrash, një shitës me pakicë veshjesh dhe zinxhirin më të madh të pajisjeve elektronike në Shqipëri.

“Njerëzit duan të prekin produktet. Ne kemi çdo lloj biznesi të prekshëm në Shqipëri,” shton ai.

Mundesh me e lexu edhe...

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

I veshur thjesht me një xhaketë sportive blu të errët dhe një polo të zezë Lacoste, Mane mund të ngatërrohej lehtë me ndonjë vizitor të zakonshëm në qendër tregtare. Por në të vërtetë, ai është miliarderi i parë dhe i vetëm i Shqipërisë – njeriu më i pasur në këtë vend të vogël mesdhetar me 2.8 milionë banorë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Forbes, falë investimeve të tij në shitje me pakicë, pasuri të paluajtshme dhe sektorin bankar, Mane ka ndërtuar një pasuri që kap vlerën prej 1.4 miliardë dollarësh, duke u renditur në listën e miliarderëve të botës për vitin 2025.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të ishte e mundur. Ëndrra ime ishte të kisha një shtëpi apo një makinë,” kujton Mane, i cili si 23-vjeçar u largua nga Shqipëria në vitin 1991, përcjell Telegrafi.

Sot, konglomerati i tij, BALFIN Group, operon në 10 shtete dhe regjistroi fitim neto prej 120 milionë dollarësh nga 880 milionë dollarë të ardhura në vitin 2024 – një rritje përkatësisht prej 31% dhe 14% krahasuar me vitin e kaluar.

Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga tregtia me pakicë (62%), ndjekur nga pasuritë e paluajtshme (20%), sektori bankar (9%) dhe logjistika e menaxhimi i aktiveve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mane kontrollon të gjitha kompanitë e tij, por në disa projekte, veçanërisht ato të qendrave tregtare dhe zhvillimeve të pasurive të paluajtshme, ka përfshirë edhe partnerë.

Prania e tij është ndjeshme në çdo cep të Tiranës, ku jeton që prej rikthimit në vitin 2005. Ai është pronar i Tirana Bank – banka e pestë më e madhe në vend, ndërsa zinxhiri i tij Neptun është më i madhi në tregun e elektronikës. Deri kohët e fundit, zotëronte edhe rrjetin më të madh të supermarketeve në Shqipëri, të cilin e shiti për 48 milionë dollarë në mars.

Me SUV-in e tij Mercedes-Maybach, Mane drejton vëmendjen e shoferit në drejtim të Rolling Hills, një kompleks rezidencial luksoz në periferi të Tiranës ku ai zotëron një vilë 33,000 metra katrorë.

“E bleva tokën në 2008, ishte shumë lirë atëherë,” thotë ai, duke treguar zonën ku janë ndërtuar 153 vila me stil neoklasik që ofrojnë pamje nga malet e Skënderbeut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Që atëherë, vlera e tokës është rritur mbi dhjetëfish dhe Mane ka vazhduar të ndërtojë. Afër ndodhen projektet Collina Verde dhe një tjetër kompleks luksoz pranë liqenit artificial, i cili pritet të kushtojë 240 milionë dollarë dhe të përfundojë në vitin 2028.

Aktiviteti i tij nuk kufizohet vetëm në Shqipëri. Mane ka hapur rrjete dyqanesh në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut – përfshirë Skopje East Gate, qendra më e madhe tregtare në Maqedoni. Ai ka nisur gjithashtu investime në ndërtesa apartamentesh dhe zyra në Austri, Kanada, Nju Jork dhe Nju Xhersi.

“Shqipëria është e vogël, ndaj menduam: pse të mos zgjerohemi edhe në vende dhe industri të tjera?” – thotë Mane, duke përmendur se leximi i librave të biznesmenëve të famshëm si Jack Welch e Sam Walton i ndihmoi ta ndërtojë filozofinë e tij të menaxhimit dhe zhvillimit.

I lindur në vitin 1967 në Korçë, Mane studioi gjeologji në Tiranë – një zgjedhje e detyruar nga sistemi komunist, siç tregon ai. Gjatë studimeve, përpiqej të siguronte të ardhura shtesë duke shitur qofte për studentët, derisa autoritetet ia ndaluan këtë aktivitet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1991, vendosi të largohej nga Shqipëria. Me një vizë (që më vonë mësoi se ishte false), u nis për në Austri ku u regjistrua si refugjat. Jetoi mbi gjashtë muaj në një kamp, ku mësoi gjermanisht dhe më pas u regjistrua në Universitetin Teknik të Vjenës.

Në vitin 1993, la universitetin dhe hapi firmën Alba-Trade, që importonte elektronikë nga Austria drejt Shqipërisë. Ai vetë i ngarkonte kamionët, udhëtonte për dy ditë e flinte në kabinë për të kursyer dhe për të ruajtur mallrat – të cilat shiteshin në pak orë, drejtpërdrejt nga kamioni.

Kjo përvojë i tregoi potencialin për shitje të organizuar. Më 1996 hapi dyqanin e parë Neptun në Tiranë, e më pas u zgjerua në Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

“Ai është vizionar – identifikoi nevojën për pajisje në Ballkan kur ne ende nuk kishim lavatriçe,” thotë Edlira Muka, CEO e BALFIN Group.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2005, rikthehet në Tiranë për të ndërtuar qendrën e parë tregtare të Shqipërisë. Kur nuk gjeti një rrjet ndërkombëtar supermarketesh të gatshëm për të hyrë në tregun shqiptar, vendosi të krijonte vetë një të tillë. Punësoi një profesionist nga Carrefour dhe themeloi rrjetin e parë ushqimor modern në vend.

Pavarësisht skepticizmit, madje edhe të familjarëve të tij, Mane besoi në transformimin e mënyrës së konsumit të shqiptarëve.

“Sot, jam i lumtur që nuk i dëgjova ata që nuk besonin se kjo ishte e mundur,” përfundon ai. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:biznismetForbeshistoriinspirimMiliarderpeoplerefugjaterrefim suksesisamir manessuksestoptophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dua Lipa feston Pashkët në bregdetin shqiptar
Artikulli i ardhshëm Konstituimi i Kuvendit – çfarë ndodhi dhe çfarë pritet të ndodhë?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell

32 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?