katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    34 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    40 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    40 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Po kërkoni frymëzim për Ditën e Tokës? Ja disa aktivistë të mjedisit që po bëjnë ndryshimin
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Po kërkoni frymëzim për Ditën e Tokës? Ja disa aktivistë të mjedisit që po bëjnë ndryshimin

Last updated: 22/04/2025 11:12 AM
102 Shikime
Shpërndaje
FOTO ILUSTRUESE
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Po kërkoni frymëzim për Ditën e Tokës? Ja disa aktivistë të mjedisit që po bëjnë ndryshimin

Tema e Ditës së Tokës këtë vit është “Fuqia jonë, planeti ynë” – një thirrje për veprim përmes edukimit, avokimit dhe angazhimit të komunitetit.

Contents
Bashkimi për natyrënEkonomia e dhurimitFarat e një ideje

Ekspertët e klimës paralajmërojnë se veprimet për të mbrojtur mjedisin duhet të ndodhin tani.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin raportoi në vitin 2024 se shtetet nuk po marrin masa të mjaftueshme për të ulur ndotjen dhe janë larg përmbushjes së objektivave të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015. (Presidenti Trump, në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, u zotua se do ta tërheqë SHBA-në nga kjo marrëveshje), shkruan npr.org, transmeton Katror.info.

Mundesh me e lexu edhe...

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Ndërkohë, përpjekjet ndërkombëtare për të reduktuar ndotjen nga plastika nuk arritën në një marrëveshje, edhe pas dy vitesh negociata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po ashtu, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, më shumë se një në tre lloje pemësh në botë janë të rrezikuara nga zhdukja.

Në këtë kontekst sfidues sot shënohet Dita e Tokë, kjo ditë u festua për herë të parë në vitin 1970 dhe sot organizohet nga EARTHDAY.ORG, që udhëheq projekte mjedisore në mbarë botën.

Ndërsa udhëheqësit globalë shpesh hezitojnë të ndërmarrin veprime konkrete për mjedisin, komunitete online po krijojnë zgjidhje të qëndrueshme në mënyrë organike.

Këto rrjete sociale kanë ndihmuar në promovimin e natyrës dhe lidhjes mes njerëzve, duke forcuar ndjenjën e bashkësisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një kohë kur shpresa për ndryshim është e vogël, këto grupe po ofrojnë një qasje praktike për të bërë ndryshim real.

Bashkimi për natyrën

Stick Nation është një komunitet kreativ dashamirës të natyrës që ndan video të degëve të gjetura në natyrë dhe i rendit ato në mënyrë argëtuese.

Krijuar nga miqtë Boone Hogg dhe Logan Jugler, ky komunitet grumbullon mijëra video nga mbarë bota dhe i ndan në rrjetet sociale. Për Muajin e Tokës, ata po mobilizojnë ndjekësit për të mbështetur organizata që kujdesen për mjedisin.

FOTO: THE NEW YORK TIMES

Fitimet nga GoFundMe dhe shitja e produkteve do të dhurohen për: One Tree Planted, World Wildlife Fund, EARTHDAY.ORG dhe National Forest Foundation – të gjitha të përkushtuara për mbrojtjen e pyjeve dhe biodiversitetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Degët vijnë nga pemët, pa pemë s’ka degë. Prandaj na duhen më shumë pemë,” thotë Hogg.

Ekonomia e dhurimit

E shqetësuar nga mbetjet plastike që shpërlaheshin në brigjet e ishullit Bainbridge në shtetin e Uashingtonit, Liesl Clark dhe shoqja e saj Rebecca Rockefeller vendosën t’u tregojnë fëmijëve të tyre se mund të bëjnë një ndryshim.

Ato zbuluan se plastika vinte nga produkte të ndryshme: stilolapsa, shishe uji, pjesë makinash, madje edhe shenjat me çmimet në dyqane. Pyetja që lindte ishte: çfarë mund të bëhej për të ulur ndotjen plastike?

“Nga tri R-të e famshme – ‘reduko, ripërdor, riciklo’ – menduam: po pse jo ‘refuzo’? Refuzo t’i blesh këto produkte të reja dhe shiko nëse kemi mjaftueshëm materiale në qarkullim për të krijuar një ekonomi qarkore,” thotë Clark.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: COURTESY JULIE PENNELLL

Në vitin 2013, ato krijuan një grup të vogël dhe privat në Facebook, ku fqinjët mund të ndanin sende që nuk u duheshin më. Nga ky grup lindi një lëvizje globale: Buy Nothing Project, që sot numëron miliona anëtarë në rreth 128,000 grupe anembanë botës, bashkë me një aplikacion të dedikuar.

Njerëzit dhurojnë rroba, aparate kafeje, mobilje e lodra për fëmijë. Aplikacioni lejon edhe huazimin e sendeve gjatë udhëtimeve, si për shembull përdorimi i lodrave për në pishinë gjatë pushimeve.

Clark thotë se ky veprim krijon një cikël pozitiv në komunitet.

“Ajo ndjesi e mirë – dopamina që përjeton kur dhuron apo merr diçka të shtyn të vazhdosh. Nëse ke pasur një përvojë të mirë, do të postosh përsëri, dhe përsëri,” përfundon ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Farat e një ideje

DePhane Marcelle Weaver beson se mbjellja e dijes është po aq e rëndësishme sa ajo e bimëve.

Organizata e saj, Garden Exchange Stands Org, funksionon përmes një rrjeti vullnetarësh dhe stendash në lagje, ku banorët mund të shkëmbejnë bimë, fara, fidane, prerje apo produkte të tjera për kopshtari një mënyrë praktike dhe falas për të ndarë burime.

Organizata ofron gjithashtu punëtori edukative për mbjellje të qëndrueshme, ndihmë për jetën e egër vendore dhe mënyra se si të kopshtarisësh në mënyrë miqësore me mjedisin.

Në një kohë kur çmimet në markete janë të larta, Weaver thekson se mësimi se si të rrisësh vetë ushqimin tënd është një formë fuqizimi. Dhe njëkohësisht forcon ndjenjën e komunitetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: GARDEN EXCHANGE /FACEBOOK

“Është bukur kur mund të shkosh me biçikletë te stenda e lagjes, të marrësh libra, fara, bimë, dhe të ndash me të tjerët ato që ke vetë,” thotë ajo.

Donacionet variojnë nga bimë ananasi dhe domate, te rozmarinë, vezë apo fidane frutash. Çdo stendë ka emrin e saj kreativ si “Say Aloe to my Leafy Friend,” “Rooting for You,” apo “Bee Joyful.”

Sipas Weaver, të rritësh vetë ushqimin është mënyra më e mirë për të jetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe për t’u lidhur me të tjerët përmes një nevoje të përbashkët.

“Në fund të ditës, të gjithë duhet të hamë. Në vend që të përqendrohemi te ndarjet dhe tensionet, le ta ndihmojmë njëri-tjetrin për gjërat që vërtet kanë rëndësi,” përfundon ajo. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:avokimibiodiversitetiBuy Nothing ProjectdegëedukimikomunitetiLiesl ClarkLuleMjedisiNational Forest FoundationNatyraOne Tree PlantedpemëplastikaRebecca RockefellerRiciklimiTokaTophomeWorld Wildlife Fund

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dronët mund të përdoren për misione të lidhura me shpërndarjen e ilaçeve në zona të largëta 
Artikulli i ardhshëm A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

5 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?