Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht mbi vazhdimin e seancës konstituive.
Në komunikatën e dërguar për media, thuhet se vazhdimi i seancës, mbahet të mërkurën nga ora 10.00 në Sallën Plenare.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e planifikuar fillimisht për datën 15 prill 2025, është shtyrë disa herë për shkak të mospajtimeve politike dhe mungesës së konsensusit ndërmjet partive për formimin e shumicës parlamentare dhe ndarjen e posteve kyçe. /Katror.info
Përgatiti:
