katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    1 hour ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    1 hour ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    1 hour ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    1 hour ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    21 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Turizmi në Shqipëri në rritje edhe gjatë dimrit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Turizmi në Shqipëri në rritje edhe gjatë dimrit

Last updated: 24/04/2025 11:30 AM
113 Shikime
Shpërndaje
Foto: SEM
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Turizmi në Shqipëri në rritje edhe gjatë dimrit

Turizmi në Shqipëri ka marrë hovin më të madh për shkak të atraksionit të lartë që sjell gjatë sezonit veror. Por një trend në rritje i vizitorëve gjatë dimrit, është i pamohueshëm.

Contents
Por, si do të synohet të bëhet kjo?Zvicra e Ballkanit dhe turizmi elitar

Në kohë, Shqipëria i ka rritur pritshmëritë e saja turistike dhe vetëm vitin e kaluar, kapi shifrën e 11.7 milionë vizitorëve të huaj – një rekord, i cili zëvendëson atë të vitit 2023, me 10.1 milionë.

Shumëkush mund të mendojë se rritja e angazhimit në media sociale, shfaqja gjithnjë e më e madhe e Shqipërisë si një xhevahir në mes të Evropës, çmimet e konkurrueshme, por edhe fjalët gojë pas goje të turistëve që e kanë vizituar, kanë bërë që ajo të ecë.

Mundesh me e lexu edhe...

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Ajo që shumëkush nuk mënon megjithatë, është fakti se në Shqipëri, përveç turizmit veror, po rritet tej mase edhe ai përgjatë pjesës tjetër të vitit, posaçërisht dimëror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Reflektimi vjen edhe në shifra, në dy muajt e parë të vitit, ku ka pasur rritje sërish të turizmit, por ku në sy bie veçanërisht fakti se Evropa Qendrore po dyndet më shumë drejt Shqipërisë edhe në muajt e ftohtë.

Sipas të dhënave që janë përpunuar nga Instat për periudhën janar-shkurt 2025, bie në sy për shembull fakti se vizitorët nga Lituania janë rritur me thuajse 390%. Po ashtu edhe ata sllovakë me thuajse 112%, hungarezë 69%, çekë me 61%, apo austriakë me thuajse 59%.

Surprizë janë edhe vizitorët nga India, të cilët janë rritur me 268%. Ndërsa, me një linjë ajrore direkte të dedikuar tashmë, janë parë edhe frytet e ardhjes së turistëve nga Izraeli, të cilët janë rritur me 75%.

Këto të dhëna janë edhe një reflektues i qartë se pse investimet më të mëdha të së ardhmes në aspektin infrastrukturor në Shqipëri, do të bazohen te zhvillimi i një turizmi malor elitar, kryesisht përmes rrugëve hekurudhore, por jo vetëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një program 9-vjeçar ambicioz, i cili synon që Shqipërinë të mos e vendosë në radarët e botës vetëm për plazhet e bukura, por edhe për pjesën e turizmit, e cila kërkon infrastrukturë, për të joshur.

E ka prezantuar kryeministri Edi Rama nën moton “Infrastruktura 2030”, pjesë e planit të tij elektoral “Shqipëria 2030”.

Bëhet fjalë për një strategji përtej një mandati të katërt të socialistëve. Të një plani, i cili synon që në sytë e turistëve të mos jetë vetëm pjesa lindore e vendit, por edhe ajo perëndimore dhe për ta bërë Shqipërinë, për të perifrazuar kryeministrin, “një Zvicër ose Austri të Ballkanit Perëndimor”.

Nuk bëhet fjalë për nivelin e jetesës, saktëson ai, por për të pasur një infrastrukturë të tillë, e cila josh pa masë dikë që do të shohë në pak ditë peizazhet e jashtëzakonshme malore që Shqipëria paraqet si një kartolinë, me rivierën dhe plazhet e mrekullueshme ranore, që kanë gjetur vëmendjen ndërkombëtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Por, si do të synohet të bëhet kjo?

Fillimisht, me shumë financime. Çelësi për këtë është aderimi në Bashkimin Evropian.

Aktualisht Shqipëria ka investuar një sasi të konsiderueshme fondesh, por shumica prej tyre janë në formë kredie nga BE-ja. Ndryshimi rrënjësor – nëse Shqipëria pranohet shpejt në Union – është fakti se shumëfish më shumë fonde do të vijnë dhe masa më e madhe prej tyre, do të jenë grante.

Plani i financimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor është vetëm fillimi, pasi ai me të vërtetë mund të vendosë në vijë punët dhe Shqipëria ka lëvruar deri tani më së shumti fonde dhe kjo ka ardhur për faktin se është një vend që ka kryer detyrat dhe ka bindur BE-në të shkrijë fondet e dhëna si premtim në kohën e duhur.

Synimi i këtyre fondeve është të investohet në infrastrukturë, kryesisht atë hekurudhore, por edhe në atë të rrugëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo gjë do të bëjë që ndërlidhja mes pjesëve lindore dhe atyre perëndimore të vendit të jetë shumë më e lehtë.

Hekurudhat për shembull do të jenë me rëndësi të lartë. Ajo Tiranë-Rinas-Durrës është vetëm fillimi, pasi është një zanafillë e ndërlidhjes së kryeqytetit me aeroportin dhe me portin, që do t’i hapë më pas rrugë të tjerave.

Vorë-Hani i Hotit, një tjetër hekurudhë me rëndësi të lartë, pasi synohet edhe transporti i mallrave.

Apo, për shembull, projekte si hekurudha Durrës-Rrogozhinë, e cila më tej mund të bëjë të mundur lidhjen përmes segmentit Rrogozhinë-Pogradec, i cili do të rehabilitohet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të mos u lënë pas edhe Aeroporti i Vlorës, i cili bëhet së shpejti funksional.

Zvicra e Ballkanit dhe turizmi elitar

Synimi i vërtetë përfundimtar është ai i të kthyer të Shqipërisë drejt një turizmi më elitar. Ai i sotmi mbetet masiv dhe fitimprurës, por nuk mund të jetë i përhershëm.

Vetë Rama e përmendi faktin se potenciali i madh që zonat malore kanë, i shtyn ato drejt një turizmi më elitar dhe me të ardhura të larta.

Sipas Ramës, Shqipëria, pas turizmit detar, do të ketë zhvillimin e saj në turizmin malor, ku ajo do të krahasohet me një Austri dhe Zvicër të Ballkanit.

“Pasuria më e posaçme e shqiptarëve në aspektin e thesarit të natyrës, nuk është kjo, por është gjithë kjo që është këtej brenda, dhe mbi të gjitha janë zonat malore të Shqipërisë, qoftë në verilindje dhe juglindje. Shqipëria do mund të çlirojë konsumatorë të nivelit të lartë të turizmit”, përmendi kryeministri.

Teksa, shtoi më tej: Ajo që e bën unike Shqipërinë është që këto dy i ka shumë afër (referuar detit dhe malit). Shqipëria është shumë e vogël, por ka dy dete dhe ka nëntë lumenj. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka male afër detit. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme. Por më pas kjo do të jetë themeli që do ndërtohet më vonë. Do jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit”./Albanian Post/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:BeDimrifinancimetinfrastrukturaShqiperiaturizmiUdhëvera

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm UEFA për VAR-in: Ka rritur saktësinë e vendimmarrjeve në 99.6 për qind
Artikulli i ardhshëm 20 vjet më parë u publikua videoja e parë në YouTube

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

5 Shikime
Lajme

Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026

6 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?