katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    13 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    13 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    13 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    12 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    14 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    1 day ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    13 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    14 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    1 day ago
    Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    3 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    13 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    5 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka shkoi mirë këtë javë në Kosovë? Edicioni i #10
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraNewsletter

Çka shkoi mirë këtë javë në Kosovë? Edicioni i #10

Last updated: 26/04/2025 11:45 AM
99 Shikime
Shpërndaje
FOTO: EUROPEAN JUDO UNION
Fundprilli na solli fitore, mirënjohje dhe veprime të vogla që patën një ndikim të madh!
Prilli po i afrohet fundit, lulet kanë shpërthyer gjithandej, e bashkë me to edhe energjia për të bërë më shumë për veten dhe komunitetin. Në këtë atmosferë të ngrohtë, e përmbyllim muajin me edicionin e 10-të të newsletter-it tonë – një moment simbolik që na kujton pse e nisëm këtë: për të sjellë lajmet që na bëjnë mirë.
Këtë javë, gjithçka nisi me një lajm që na mbushi me krenari: Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës për herë të tretë, duke dëshmuar se kur puna dhe pasioni bashkohen, suksesi është i pashmangshëm. Por ajo nuk ishte e vetmja që na frymëzoi. U nderua një grua pioniere në shkencë, u mbollën pemë, u pastruan rrugë dhe u hap një debat i rëndësishëm për librat që lexojnë fëmijët tanë.
10 edicione më vonë, vazhdojmë të besojmë: e mira ndodh çdo ditë. Mjafton të dish ku të shikosh

Le t’i zbulojmë së bashku 5 më të mirat e kësaj jave:

Distria Krasniqi triumfon në Podgoricë – kampione e Evropës për herë të tretë! 
Një tjetër faqe e artë në historinë e sportit kosovar u shkrua këtë javë nga Distria Krasniqi,  e cila u shpall kampione e Evropës në xhudo, në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar medaljen e artë në Podgoricë, Mal i Zi.
Distria e nisi garën pa luftë në raundin e parë, për të vazhduar me një fitore dominuese ndaj serbes Milica Nikolic, që u ndëshkua me karton të kuq pas gabimeve të shumta. Më pas, ajo vazhdoi të ishte e pandalshme: fitoi me ippon ndaj holandezes Naomi van Krevel në çerekfinale dhe përsëriti suksesin në gjysmëfinale ndaj spanjolles Ariane Toro Soler. Në finale, përballë italianes Odette Giuffrida, një emër që e kishte mposhtur edhe më parë, Distria tregoi klasë të lartë, duke e fituar me ippon dhe duke ia sjellë Kosovës medaljen e artë. Ky është titulli i tretë evropian për Distrinë – një emër që tashmë është sinonim i krenarisë kombëtare.

E artë për Kosovën, e artë në Evropën.

Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.

A po u jepen lektyra të duhura shkollore fëmijëve të sotëm?

Në një diskutim të zhvilluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, u publikuan gjetjet e raportit hulumtues “Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore”. Ky raport, i cili bazohet në punën e vazhdueshme kërkimore të organizatës ETEA, ka analizuar tekstet e lektuar në shkollat e Kosovës dhe ka nxjerrë në pah shqetësime të rëndësishme, duke përfshirë gjuhën diskriminuese dhe përjashtuese, si dhe përfaqësimin e ideologjive seksiste.
Për nxënësit e sotëm, lektyrat që shpesh përmbajnë stereotipe gjinore dhe ideologji patriarkale mund të mos pasqyrojnë botën dhe interesat e tyre. Bora Puka, një nxënëse e klasës së shtatë, shprehet se preferon libra mistere që janë më interaktivë dhe të papritur, duke vënë në dukje se lektyrat tradicionale shpesh janë të parashikueshme.
FOTO: ETEA
Raporti thekson se përditësimi i lektyrave është i domosdoshëm për t’i dhënë mundësinë fëmijëve të lidhen më lehtësisht me botën e leximit dhe për të nxitur një kulturë më gjithëpërfshirëse dhe të hapur. Në këtë drejtim, ekspertët kërkojnë që tekstet shkollore të pasqyrojnë diversitetin dhe realitetet e jetës së fëmijëve të sotëm, duke i mundësuar atyre që të zhvillojnë dashurinë për leximin dhe të ndihen të përfshirë në botën që krijojnë librat.
Ky diskutim është një hap përpara në përpjekjet për të përmirësuar kulturën e leximit në Kosovë, duke siguruar që nxënësit të kenë mundësi të lexojnë libra që janë të përshtatshëm dhe tërheqës për ata

Për të mos mbetur me gjysmë, vazhdo leximin këtu!

Një iniciativë e frytshme për mjedisin, në Ditën Botërore të Tokës!

Në Ditën Botërore të Tokës, qyteti i Mitrovicës dha një shembull të shkëlqyer të angazhimit për mjedisin. Organizata 7Arte, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, mbolli 50 pemë përgjatë shetitorës së lumit Ibër, duke kontribuar në pasurimin e hapësirave të gjelbra dhe duke i dhënë qytetit një hap të ri për një mjedis më të shëndetshëm. Ky akt i vogël është një hap i madh për një të ardhme më të gjelbër!
FOTO: GREEN FESTIVAL
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, i cili e përgëzoi nismën dhe theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së ambienteve publike, si dhe nevojën për zgjerim të gjelbërimit në të gjitha pjesët e Mitrovicës.
“Ky është një hap konkret drejt një qyteti më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët tanë”, tha ai.
Për të lexuar artikullin e plotë, mund ta vizitoni kutin’ tonë  .

Një yll nga Kosova ndriçon në SHBA: Pranvera Hyseni fiton çmimin Dwornik për kërkime mbi asteroidët

Këtë javë, kemi një lajm të jashtëzakonshëm nga fusha e shkencës: Pranvera Hyseni, një emër i njohur në astronominë kosovare, u vlerësua me çmimin prestigjioz Dwornik në SHBA për prezantimin e saj shkencor mbi asteroidët. Në mesin e mbi 2 mijë pjesëmarrësve, Pranvera u dallua për punën e saj të jashtëzakonshme me NASA Infrared Telescope në Hawai.
FOTO: PRANVERA HYSENI /FACEBOOK
“Si dikush që shpesh ndjen pasiguri gjatë prezantimeve para një audience shkencore, ky çmim ka një domethënie të jashtëzakonshme për mua,” tha ajo, duke falënderuar mentorët e saj, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andrew Rivkin, për mbështetjen dhe besimin në punën e saj.

Pranvera po e dëshmon se edhe nga një vend i vogël si Kosova, mund të arrihet universi – me pasion, dije dhe këmbëngulje.

Kutia jonë e lajmeve të mira  e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!

Mbyllim këtë edicion ashtu siç e nisëm – me fuqinë, dijen dhe ndikimin e grave nga Kosova!

Këtë javë, u nderua një prej figurave më të rëndësishme të etnologjisë shqiptare – Drita Halimi Statovci, e para grua etnologe në Institutin Albanologjik dhe themeluese e studimeve etnologjike në Universitetin e Prishtinës.
Instituti Albanologjik i Prishtinës, përmes Degës së Etnologjisë, i ka kushtuar një tryezë shkencore veprimtarisë së jashtëzakonshme të profesoreshës dhe etnologes Drita Halimi Statovci – gruas së parë në këtë fushë brenda institutit dhe një nga zërat themelues të etnologjisë akademike në Kosovë.
FOTO: K2.0
Në këtë takim, të mbajtur në ambientet e Institutit, studiues, kolegë dhe bashkëpunëtorë të saj u mblodhën për të reflektuar mbi trashëgiminë e saj akademike dhe ndikimin e saj në studimet kulturore shqiptare. Në shenjë nderimi, profesoresha Halimi Statovci u vlerësua me mirënjohje nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të IAP-së, Naim Berisha, si dhe nga shefja e Degës së Etnologjisë, Angjelina Hamza Hasanaj, e cila mbajti edhe fjalën hyrëse.Kontributi i Drita Halimi Statovcit është vlerësuar si një burim i çmuar frymëzimi dhe udhëzimi për gjeneratat e reja të studiuesve dhe etnologëve shqiptarë.

Gratë si Drita Halimi Statovci janë forca që e shtyjnë shoqërinë përpara, duke udhëhequr me dijen dhe guximin e tyre.

Shfleto historinë e plotë këtu!
Ky edicion i 10-të nuk është thjesht një numër – është një falënderim i madh për ty që po na lexon. Ti që na ndihmon me një klikim, me një ndarje, apo thjesht me një moment ndalese për të parë çka po shkon mirë.
Katror.info nuk do të ishte kjo që është pa lexues si ti – që kontribuon duke na ndihmuar të ecim përpara, duke i dhënë hapësirë lajmeve pozitive.
Fundprilli na gjen me pesë histori që tregojnë se ndryshimi ndodh edhe kur duket i vogël: një pemë e mbjellë, një shkencëtare që merr çmim ndërkombëtar, një grua që nderohet për rrugën që ka hapur për të tjerat. 
Vazhdo me qenë këtu. Me pa, me reflektu, e me nda’ të mirën. Se ndonjëherë, më e madhja që mund me ndodhë – është me pa një grimë shprese, aty ku s’e kemi kërkuar:). /Katror.info

Contents
Fundprilli na solli fitore, mirënjohje dhe veprime të vogla që patën një ndikim të madh!Prilli po i afrohet fundit, lulet kanë shpërthyer gjithandej, e bashkë me to edhe energjia për të bërë më shumë për veten dhe komunitetin. Në këtë atmosferë të ngrohtë, e përmbyllim muajin me edicionin e 10-të të newsletter-it tonë – një moment simbolik që na kujton pse e nisëm këtë: për të sjellë lajmet që na bëjnë mirë.Këtë javë, gjithçka nisi me një lajm që na mbushi me krenari: Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës për herë të tretë, duke dëshmuar se kur puna dhe pasioni bashkohen, suksesi është i pashmangshëm. Por ajo nuk ishte e vetmja që na frymëzoi. U nderua një grua pioniere në shkencë, u mbollën pemë, u pastruan rrugë dhe u hap një debat i rëndësishëm për librat që lexojnë fëmijët tanë.10 edicione më vonë, vazhdojmë të besojmë: e mira ndodh çdo ditë. Mjafton të dish ku të shikoshLe t’i zbulojmë së bashku 5 më të mirat e kësaj jave:Distria Krasniqi triumfon në Podgoricë – kampione e Evropës për herë të tretë! Një tjetër faqe e artë në historinë e sportit kosovar u shkrua këtë javë nga Distria Krasniqi,  e cila u shpall kampione e Evropës në xhudo, në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar medaljen e artë në Podgoricë, Mal i Zi.Distria e nisi garën pa luftë në raundin e parë, për të vazhduar me një fitore dominuese ndaj serbes Milica Nikolic, që u ndëshkua me karton të kuq pas gabimeve të shumta. Më pas, ajo vazhdoi të ishte e pandalshme: fitoi me ippon ndaj holandezes Naomi van Krevel në çerekfinale dhe përsëriti suksesin në gjysmëfinale ndaj spanjolles Ariane Toro Soler. Në finale, përballë italianes Odette Giuffrida, një emër që e kishte mposhtur edhe më parë, Distria tregoi klasë të lartë, duke e fituar me ippon dhe duke ia sjellë Kosovës medaljen e artë. Ky është titulli i tretë evropian për Distrinë – një emër që tashmë është sinonim i krenarisë kombëtare.E artë për Kosovën, e artë në Evropën.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’katror.A po u jepen lektyra të duhura shkollore fëmijëve të sotëm?Në një diskutim të zhvilluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, u publikuan gjetjet e raportit hulumtues “Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore”. Ky raport, i cili bazohet në punën e vazhdueshme kërkimore të organizatës ETEA, ka analizuar tekstet e lektuar në shkollat e Kosovës dhe ka nxjerrë në pah shqetësime të rëndësishme, duke përfshirë gjuhën diskriminuese dhe përjashtuese, si dhe përfaqësimin e ideologjive seksiste.Për nxënësit e sotëm, lektyrat që shpesh përmbajnë stereotipe gjinore dhe ideologji patriarkale mund të mos pasqyrojnë botën dhe interesat e tyre. Bora Puka, një nxënëse e klasës së shtatë, shprehet se preferon libra mistere që janë më interaktivë dhe të papritur, duke vënë në dukje se lektyrat tradicionale shpesh janë të parashikueshme.Raporti thekson se përditësimi i lektyrave është i domosdoshëm për t’i dhënë mundësinë fëmijëve të lidhen më lehtësisht me botën e leximit dhe për të nxitur një kulturë më gjithëpërfshirëse dhe të hapur. Në këtë drejtim, ekspertët kërkojnë që tekstet shkollore të pasqyrojnë diversitetin dhe realitetet e jetës së fëmijëve të sotëm, duke i mundësuar atyre që të zhvillojnë dashurinë për leximin dhe të ndihen të përfshirë në botën që krijojnë librat.Ky diskutim është një hap përpara në përpjekjet për të përmirësuar kulturën e leximit në Kosovë, duke siguruar që nxënësit të kenë mundësi të lexojnë libra që janë të përshtatshëm dhe tërheqës për ataPër të mos mbetur me gjysmë, vazhdo leximin këtu!Një iniciativë e frytshme për mjedisin, në Ditën Botërore të Tokës!Në Ditën Botërore të Tokës, qyteti i Mitrovicës dha një shembull të shkëlqyer të angazhimit për mjedisin. Organizata 7Arte, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, mbolli 50 pemë përgjatë shetitorës së lumit Ibër, duke kontribuar në pasurimin e hapësirave të gjelbra dhe duke i dhënë qytetit një hap të ri për një mjedis më të shëndetshëm. Ky akt i vogël është një hap i madh për një të ardhme më të gjelbër!Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, i cili e përgëzoi nismën dhe theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së ambienteve publike, si dhe nevojën për zgjerim të gjelbërimit në të gjitha pjesët e Mitrovicës.“Ky është një hap konkret drejt një qyteti më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët tanë”, tha ai.Për të lexuar artikullin e plotë, mund ta vizitoni kutin’ tonë  .Një yll nga Kosova ndriçon në SHBA: Pranvera Hyseni fiton çmimin Dwornik për kërkime mbi asteroidëtKëtë javë, kemi një lajm të jashtëzakonshëm nga fusha e shkencës: Pranvera Hyseni, një emër i njohur në astronominë kosovare, u vlerësua me çmimin prestigjioz Dwornik në SHBA për prezantimin e saj shkencor mbi asteroidët. Në mesin e mbi 2 mijë pjesëmarrësve, Pranvera u dallua për punën e saj të jashtëzakonshme me NASA Infrared Telescope në Hawai.“Si dikush që shpesh ndjen pasiguri gjatë prezantimeve para një audience shkencore, ky çmim ka një domethënie të jashtëzakonshme për mua,” tha ajo, duke falënderuar mentorët e saj, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andrew Rivkin, për mbështetjen dhe besimin në punën e saj.Pranvera po e dëshmon se edhe nga një vend i vogël si Kosova, mund të arrihet universi – me pasion, dije dhe këmbëngulje.Kutia jonë e lajmeve të mira  e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Mbyllim këtë edicion ashtu siç e nisëm – me fuqinë, dijen dhe ndikimin e grave nga Kosova!Këtë javë, u nderua një prej figurave më të rëndësishme të etnologjisë shqiptare – Drita Halimi Statovci, e para grua etnologe në Institutin Albanologjik dhe themeluese e studimeve etnologjike në Universitetin e Prishtinës.Instituti Albanologjik i Prishtinës, përmes Degës së Etnologjisë, i ka kushtuar një tryezë shkencore veprimtarisë së jashtëzakonshme të profesoreshës dhe etnologes Drita Halimi Statovci – gruas së parë në këtë fushë brenda institutit dhe një nga zërat themelues të etnologjisë akademike në Kosovë.Në këtë takim, të mbajtur në ambientet e Institutit, studiues, kolegë dhe bashkëpunëtorë të saj u mblodhën për të reflektuar mbi trashëgiminë e saj akademike dhe ndikimin e saj në studimet kulturore shqiptare. Në shenjë nderimi, profesoresha Halimi Statovci u vlerësua me mirënjohje nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të IAP-së, Naim Berisha, si dhe nga shefja e Degës së Etnologjisë, Angjelina Hamza Hasanaj, e cila mbajti edhe fjalën hyrëse.Kontributi i Drita Halimi Statovcit është vlerësuar si një burim i çmuar frymëzimi dhe udhëzimi për gjeneratat e reja të studiuesve dhe etnologëve shqiptarë.Gratë si Drita Halimi Statovci janë forca që e shtyjnë shoqërinë përpara, duke udhëhequr me dijen dhe guximin e tyre.Shfleto historinë e plotë këtu!Ky edicion i 10-të nuk është thjesht një numër – është një falënderim i madh për ty që po na lexon. Ti që na ndihmon me një klikim, me një ndarje, apo thjesht me një moment ndalese për të parë çka po shkon mirë.Katror.info nuk do të ishte kjo që është pa lexues si ti – që kontribuon duke na ndihmuar të ecim përpara, duke i dhënë hapësirë lajmeve pozitive.Fundprilli na gjen me pesë histori që tregojnë se ndryshimi ndodh edhe kur duket i vogël: një pemë e mbjellë, një shkencëtare që merr çmim ndërkombëtar, një grua që nderohet për rrugën që ka hapur për të tjerat. Vazhdo me qenë këtu. Me pa, me reflektu, e me nda’ të mirën. Se ndonjëherë, më e madhja që mund me ndodhë – është me pa një grimë shprese, aty ku s’e kemi kërkuar:). /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:astronomiaDistria KrasniqiDita Botërore e TokësDita Ndërkombëtare e LibritDrita Halimi StatovciEdicioni i #10ETEAkampione e Evropëskomunitetilajme të miralektyra shkolloreLeximilibriMedaljeNatyraNewsletternxënësitpeoplePranvera HysenishkencaTokaTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mbi 21 milionë dollarë shiten objektet më të kërkuara të “Game of Thrones” në ankand
Artikulli i ardhshëm Nga mekanikët francezë te Harry Styles – pse xhaketa ‘chore’ mbetet kaq e qëndrueshme?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë

26 Shikime
Lajme të mira

Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik

24 Shikime
Lajme të mira

Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?